Autor: Tefik Salihu

Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira ka zënë vendin e parë në garat komunale në recitim. Nxënëset Teuta Çuni, Rita Ahmeti, Diellza Sejdiu dhe Shkurte Çuni të klasës V 2 të mësuesit, Ibrahim Ademit, kanë shkëlqyer në manifestimin e organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Qendra Tregtare ETC, me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ato përfaqësuan denjësisht shkollën dhe fshatin tonë me recitalin “Notat”. Mësuesi Ibrahim thotë se këto nxënëse janë të mrekullueshme edhe në lëndë të tjera por janë edhe të sjellshme. “Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Këtë recital e kemi shfaqur…

Read More

Nxënësi me nistoret F.A, i klasës së VI, të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira, është lënduar sot gjatë qëndrimit në piknik,në fshatin Kabash. Nga familjarët u njoftuam se ai ka thyer njërën dorë kurse ka krisur kockat e dorës tjetër dhe është lënduar në kokë, derisa po luante në kolovajzën afër restorantit “Arena”, ku kishte shkuar në mënyrë të organizuar me shkollën. Nxënësit i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, në një klinikë private në Gjilan, ku i është vendosur gjipsi në dy duart. Ai është lëshuar në shtëpi dhe gjendja e tij është stabile.

Read More

Nxënësit e Shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira, kanë kaluar sot një piknik të shkëlqyer në Kabash. Shkollarët fillorë prej klasës së tretë deri në të nëntën, janë kanaqur duke shijuar bukuritë natyrore, duke shetitur përreth dhe duke luajtur e duke u argëtuar, në ambientet e restorantit “Arena”. Kjo dalje në natyrë parashihet me planprogramin mësimor një herë gjatë vitit shkollor.   Disa nxënës luanin volejboll, disa të tjerë shetisnin, disa luanin mes vete, disa bisedonin e disa i gjetëm duke drekuar. Nisja është bërë me autobusë, në mëngjes pas orës 8:00, kurse kthimi i tyre në shtëpi është…

Read More

Ndërmarrja projketuese shërbyese dhe ndërtimore “Arch & Design” nga Smira, është kontraktuar ga komuna e Ferizajt për mbikqyrjen e projekteve kapitale në këtë komunë. Agim Dërguti nga Derjtoria e Planifikimit në Ferizaj thotë për TV “Tema” se me këtë hap, qeverisë lokale i lehtësohen punët, pasi numri i mbikqyrësve nga komuna ka qenë shumë i vogël në krahasim me projektet që zhvilloheshin. “Kompania është duke bërë mbikëqyrjen e projekteve. Ajo del në terren vazhdimisht në secilin projekt. Për të gjitha projektet që janë lidhur kontratat tashmë ka filluar punimet. Kompania na raporton në baza ditore dhe javore për cilësinë e…

Read More

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, në moshën 65 vjeçe, ka ndërruar jetë Nexhmije Azemi.  E pamja do të jetë e hapur, deri të mërkurën më 6 qershor  2012,  në Smirë.  Ngushëllime familjes Azemi dhe të afërmve të së ndjerës!

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, po bëhet gjithnjë e më atraktive për lexuesit. Numri i vizitave po rritet vazhdimisht, kurse vetëm gjatë majit ka pasur 8192 vizita, nga 3698 vizitorë unikë. Në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 30 002 faqe tjera, si lajme, njoftime, etj. Koha mesatare që një vizitorë ka kaluar në faqe është 4 minuta e 11 sekonda.   Më së shumti faqja është vizituar në këto vende: Kosovë 4181 vizita Zvicër 1491 Gjermani 1099 Francë 496 Shqipëri 210 Maqedoni 144 Austri 130 SHBA 114 Itali 84 Suedi 47 Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe për…

Read More