IMG00974-20120606-1252Nxënësit e Shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira, kanë kaluar sot një piknik të shkëlqyer në Kabash. Shkollarët fillorë prej klasës së tretë deri në të nëntën, janë kanaqur duke shijuar bukuritë natyrore, duke shetitur përreth dhe duke luajtur e duke u argëtuar, në ambientet e restorantit “Arena”. Kjo dalje në natyrë

parashihet me planprogramin mësimor një herë gjatë vitit shkollor.

 

Disa nxënës luanin volejboll, disa të tjerë shetisnin, disa luanin mes vete, disa bisedonin e disa i gjetëm duke drekuar. Nisja është bërë me autobusë, në mëngjes pas orës 8:00, kurse kthimi i tyre në shtëpi është bërë pas orës 16:00. Mirëpo, kishte nxënës që e shfrytëzonin këtë ditë për të folur edhe për mësim.

Disa vajza të klasës së V ishin mbledhur rreth arsimtarit Hysni dhe po e pyesnin si është mësimi në klasën e gjashtë, sepse ato tani do të kenë shumë arsimtarë. Interesoheshin se kush do t`ju japë Gjuhë Shqipe, kush Edukatë Muzikore, kush Matematikë e lëndë të tjera.

Fëmijët thanë se janë kënaqur dhe kanë kaluar një ditë të veçantë.

Por, ata nuk menduan vetëm për vete. U kujdesën edhe për ambientin-mblodhën mbeturinat dhe i vendosën në vendin e duhur.

Gjatë qëndrimit tonë me nxënës, kishte porpozime nga arsimtarët që pikniku i nxënësve të bëhet në Smirë tek vendi i quajtur “Vneshta”, për shkak do t`ju kushtonte më lirë.

Nxënësit për qëndrim në Kabash kanë paguar nga 2.5 euro, për një hamburger me pije dhe për harxhimet e udhëtimit me autobusë, vajtje-ardhje.

Leave A Reply