mbikqyrësve nga komuna ka qenë shumë i vogël në krahasim me projektet që zhvilloheshin. “Kompania është duke bërë mbikëqyrjen e projekteve. Ajo del në terren vazhdimisht në secilin projekt. Për të gjitha projektet që janë lidhur kontratat tashmë ka filluar punimet. Kompania na raporton në baza ditore dhe javore për cilësinë e punimeve në terren dhe ajo e ka përgjegjësinë se si realizohen projektet. Tash e kemi më lehtë, sepse përderisa më herët kemi pasur të gjitha kompanitë nën mbikëqyrje, tash e kemi vetëm një kompani që mbikëqyr të tjerat”, thotë Dërguti.
“E kemi stafin profesional të fushave të ndryshme, të energjetikës të elektros, të inxinerisë makinerike, të inxhinerisë hidros që janë të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal si dhe kemi ariktekt. Kurse sa i përket rrugëve jemi të lëmisë sonë, të inxhinerisë së ndërtimtarisë si dhe kemi stafin e gjeometërve”, thotë Ibishi.
Me te filluar punën, mbikqyrësit tregojnë kërkesat e ndërmarrjes mbikëqyrëse apo ndërhyrjet e para.
“I kërkojmë çdo kompanie që të ketë së paku një inxhinier që të komunikojmë më lirshëm. U kemi kërkuar të gjitha kompanive që t’i ndërprejnë punimet që zhvillohen pa praninë e inxhinierit”, thotë Ibishi.
Mentor Ibishi u zotua se kompania “Arch & Design” se do ta monitorojë me përkushtim të lartë punën e kompanive qe marrin tenderë në komunën e Ferizajt. /TV Tema/