IMG00978-20120606-1255Nxënësi me nistoret F.A, i klasës së VI, të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira, është lënduar sot gjatë qëndrimit në piknik,në fshatin Kabash.

Nga familjarët u njoftuam se ai ka thyer njërën dorë kurse ka krisur kockat e dorës tjetër dhe është lënduar në kokë, derisa po luante në kolovajzën afër restorantit

“Arena”, ku kishte shkuar në mënyrë të organizuar me shkollën.

Nxënësit i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, në një klinikë private në Gjilan, ku i është vendosur gjipsi në dy duart.

Ai është lëshuar në shtëpi dhe gjendja e tij është stabile.

Leave A Reply