brahaShkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira ka zënë vendin e parë në garat komunale në recitim. Nxënëset Teuta Çuni, Rita Ahmeti, Diellza Sejdiu dhe Shkurte Çuni të klasës V 2 të mësuesit, Ibrahim Ademit, kanë shkëlqyer në manifestimin e organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Qendra Tregtare ETC, me

rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ato përfaqësuan denjësisht shkollën dhe fshatin tonë me recitalin “Notat”. Mësuesi Ibrahim thotë se këto nxënëse janë të mrekullueshme edhe në lëndë të tjera por janë edhe të sjellshme. “Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Këtë recital e kemi shfaqur edhe në manifestimin për Ditën e shkollës. Jam shumë i gëzuar që fituan vendin e parë, sepse vërtetë e kanë merituar. Na kanë bërë të gjithëve të ndihemi mirë. Unë ju dëshiroj edhe suksese tjera dhe shëndet të mirë”, thotë mësuesi Ibrahim. Edhe vajzat e grupit që ishin paraqitur në manifestimin te ETC-ja ndihen mirë dhe krenare për këtë çmim. “Kemi qenë më të mirat dhe e kemi merituar vendin e parë. Kemi ushtruar dhe jemi përgatitur mirë. Poashtu edhe jemi kënaqur në Ditën e fëmijëve, sepse kemi parë edhe nxënës të shkollave tjera që kanë recituar, kënduar apo vallëzuar. Recitali me të cilin u paraqitëm ne bën fjalë për notat në shkollë. Pra bart në vete porosinë që t`i duam sa më shumë notat e mira. Neve na është dhënë një shpërblim dhe një mirënjohje”, thotë Teuta Çuni, njëra nga nxënëset e grupit të recitueseve.

Leave A Reply