Autor: Tefik Salihu

Isak (Xhemajl) Rexhepi nga Smira, kishte emocione të enjten. Dhe kishte arsye. Ai të nesërmen po i jepte fund karrierës së tij të bujshme prej punëtori të arsimit dhe administratës. “Nuk janë pak 45 vjet djersë, angazhim e kontribut për familjen, shkollën e shoqërinë në përgjithësi. Por, jeta e ka rrjedhën e vet dhe unë duhet të pajtohem me këtë realitet. Kam punuar mjaft dhe kam pasur mbështetjen edhe të kolegëve, miqve  dhe familjes. Tani më duhet të pranojë këtë ndryshim dhe të vazhdoj tutje jetën”, thoshte Isak Rexhepi.   Ai u përcoll, të premten,  me respekt nga shoqëria për…

Read More

Smira ka marrë pamje të re, pas vendosjes së shenjave trafikut Fshati duket më ndryshe, më urban dhe më i kompletuar me këto shenja sinjalizuese, të cilat do ta lehtësojnë dukshëm lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve. Inspektori komunal i komunikacionit, Bushat Zuka, thotë për portalin tonë se kjo është bërë me kërkesë të Këshillit të fshatit dhe me vendim të autoriteteve komunale, për të lehtësuar zhvillimin e trafikut dhe për të zbutur rrezikun nga aksidentet rrugore, për shkak se Smira si fshat i madh që është, ka qarkullim të madh të njerëzve dhe automjeteve.   Ai sqaron publikun e gjerë…

Read More

          Sot më 17 shtator 2012, u bën 1 vit nga vdekja e më të dashurit tonë                                                                                                                                     SHPEND (ISAK) HALITI                                                      05.06.1987-17.09.2011 Pikëllimi nuk pushon dot, për Shpendin tonë të dashur, i cili shkoi herët nga kjo botë.  Dashuria, kujtimi dhe respekti për të, nuk do të veniten kurrë. Butësia, ëmbëlsia, sinqeriteti dhe sjellet shembullore të tij, do të na mbesin përherë në kujtesë. Mburremi që e patëm të tillë.                                  Familja Haliti nga Smira e Vitisë dhe diaspora.

Read More

Pas rrafsh 100 vjetësh dëshmorët Xukë Zuka e Bajram Ahmeti nga Smira si dhe Sahit Gorani nga Gërmova, kthehen në vendlindje. Mbetje të tyre mortore u zhvarrosën sot nga ekipe të specializuara nga Sojeva dhe u rivarrosën tek monumenti përkujtimor të ngritur për ta, në hyrje të fshatit Smirë. Ata u vranë më 1912 në luftë kundër ushtrisë serbe dhe u varrosën në një parcelë private tek vendi i quajtur “Roga”. Pronari i parcelës Sali Hetemi nga Sojeva, tregon se tokën e kishin blerë nga tjetër kush dhe pronari i mëhershëm u kishte thënë se aty ka një varr të përbashkët…

Read More

Të shtunën, më 15 shtator 2012, në fshatin Sojevë, do të fillojë zhvarrimi i mbetjeve mortore të tre dëshmorëve të luftës së Sojevës, Xukë Xuka e Bajram Ahmeti nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova. Procesi i zhvarrimit do të nisë në orën 8 të mëngjesit kurse rivarrimi te monumenti përkujtimor të ngritur për nderë të tyre, do të bëhet rreth mesditës, në hyrje të Smirës. Xuka, Bajrami e Sahiti, së bashku edhe me luftëtarë të tjerë nga Anamorava kishin shkuar në Sojevë për t`iu kundërvënë Ushtrisë serbe që po bënte masakra në Ferizaj dhe që pretendonte të vazhdonte më…

Read More

Sapo ka nisur viti i ri shkollor, shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është vandalizuar sërish. Të shtunën në mbrëmje është vërejtur se dikush ka hyrë brenda dhe ka bërë dëme. Me këtë rast janë thyer disa dyer, janë dëmtuar poashtu lodrat dhe mjetet e konkretizimit për mësim në klasën parashkollore, janë shkulur nga vendi perdet në klasa që sapo janë vendosur, janë vjedhur gati të gjitha prizat e rrymës në akensin e ri dhe është tentuar të thyhen edhe dyert e kabineteve. Drejtori i shkollës Naim Agushi tha se ka lajmëruar policinë dhe një patrollë polciore ka…

Read More