Fshati duket më ndryshe, më urban dhe më i kompletuar me këto shenja sinjalizuese, të cilat do ta lehtësojnë dukshëm lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve.
Inspektori komunal i komunikacionit, Bushat Zuka, thotë për portalin tonë se kjo është bërë me kërkesë të Këshillit të fshatit dhe me vendim të autoriteteve komunale, për të lehtësuar zhvillimin e trafikut dhe për të zbutur rrezikun nga aksidentet rrugore, për shkak se Smira si fshat i madh që është, ka qarkullim të madh të njerëzve dhe automjeteve.
Ai sqaron publikun e gjerë se poashtu janë vendosur edhe disa tabela me emra të lagjeve, të cilat nuk nënkuptojnë se ato janë zyrtarizuar. Emrat e lagjeve janë vendosur ashtu si i ka përdorur populli me vite të tëra, kurse emrat e rrugëve, do të vendosen pasi të zyrtarizohen propozimet që do të shkojnë në Kuvendin e Komunës.