Drejtori i shkollës Naim Agushi tha se ka lajmëruar policinë dhe një patrollë polciore ka dalë në vendin e ngjarjes
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që objekti thyhet dhe vandalizohet në këtë mënyrë. “Edhe disa herë të tjera persona të caktuar, kanë hyrë në shkollë natën dhe kanë bërë dëme materiale dhe kanë vjedhur apo shkyer ditarët, duke shkaktuar telashe të cilat kanë penguar procesin normal mësimor. Ne gjithmonë e kemi lajmëruar policinë, e cila i ka identifikuar disa të rinj si autorë të disa prej thyerjeve”, thotë drejtori Agushi.
Ai shprehet i shqetësuar me këtë dukuri, sepse kjo ndikon në psikologjinë e nxënësve dhe shkakton njëlloj traume tek ta. “Normalisht nxënësit po dhe mësimdhënësit ndihen keq për këtë. Sepse shkollë është shtëpia jonë e dytë. Gjysmën e ditës po e kalojmë në të. Është dobësi të shkatërrohen gërat dhe pasuria që është krijuar qoftë me para publike, qoftë të donatorëve të huaj apo me mjete dhe mund të prindërve dhe arsimtarëve”, shprehet i brengosur Agushi.
Ai thotë se tani për tani nuk mund të paragjykojë rreth motivit të këtij veprimi të ulët. Mirëpo policia ka filluar mënjëherë hetimet për këtë rast.