
Të shtunën, më 15 shtator 2012, në fshatin Sojevë, do të fillojë zhvarrimi i mbetjeve mortore të tre dëshmorëve të luftës së Sojevës, Xukë Xuka e Bajram Ahmeti nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova. Procesi i zhvarrimit do të nisë në orën 8 të mëngjesit kurse rivarrimi te monumenti përkujtimor të ngritur për nderë të tyre, do të bëhet rreth mesditës, në hyrje të Smirës.
Xuka, Bajrami e Sahiti, së bashku edhe me luftëtarë të tjerë nga Anamorava kishin shkuar në Sojevë për t`iu kundërvënë Ushtrisë serbe që po bënte masakra në Ferizaj dhe që pretendonte të vazhdonte më tutje drejt fshatrave tjera, siç edhe ndodhi në Sojevë, pastaj në Smirë, Kabash e Lubishtë.