Po të shkosh në klasën ku mësojnë IX-1 dhe IV-1, në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, të mbudhet mendja se je në klasën e Lionel Messit, Ronaldos, Noizy, Unikkatilit, Baba Stars, Rona Nishliut, Medës….Muret e klasës janë të mbushura plot me emrat e këtyre idhujve të të rinje dhe fëmijëve. Marren e kësaj klase po mundohej ta mbulonte të shtunën Jahi Maliqi. Ai bashkë me të birin e tij, Valdrinin, po renovonte muret për t`i lyer me ngjyrë. “Në kohën kur kemi qenë ne nxënës nuk kemi bërë kështu. Kjo është e quditshme. Nuk…
Autor: Tefik Salihu
Webfaqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, ka shënuar shifra të mëdha, duke pasur parasysh karakterin e saj. Prej krijimit, më 1 janar 2011 e deri më 18 tetor 2012 ka pasur 100.015 vizita, nga 40.285 vizitorë unikë. Mesatarja e vizitave mujore i bie mbi 4500. Koha mesatare që një vizitor ka kaluar në faqe është mbi 4 minuta. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 445.137 faqe tjera, si: lajme, njoftime, sport, info shkolla, et. Më së shumti faqja është lexuar në Kosovë, pastaj në Zvicër, Gjermani, Francë, Shqipëri, Austri, Maqedoni, SHBA, Itali, Suedi etj. Kur t`i shikohen shifrat, prapë i…
Shkruan Prof. Nazif Laçi Pas kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) që u mbajt më 10 qershor 1878, u morën vendime të rëndësishme dhe u hartua programi (platforma) politik dhe ushtarak për veprim. Duke parë rrezikun që po i kanosej atdheut, LSHP i dërgoi me shkrim reagimin e vet Kongresit të Berlinit, që fuqitë e mëdha dhe shtetet shoveniste të Ballkanit si: Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, se shqiptarët do të luftojnë për formimin e shtetit shqiptar në Ballkan dhe nuk do të lejojnë coptimin e tokave të tyre. Kryengritjet shqiptare kishin filluar menjëherë pas Kongresit të Berlinit,…
AKSION PËR PASTRIMIN E SMIRËS Të dielën, më 21 tetor 2012, aksion për pastrimin e Smirës. Takimi në orën 9:00. në qendër të fshatit.
AKSION PËR PASTRIMIN E SMIRËS Të dielën, më 21 tetor 2012, aksion për pastrimin e Smirës. Takimi në orën 9:00. në qendër të fshatit.
AKSION PËR PASTRIMIN E SMIRËS Të dielën, më 21 tetor 2012, aksion për pastrimin e Smirës. Takimi në orën 9:00. në qendër të fshatit.
Inspektori komunal i Ambientit, Xhelal Shabiu, nuk ka vetëm fjalë për pastrimin e ambientit dhe gjoba për ata që e ndotin atë, por të dielën vet i kishte vënë dorëzat dhe po pastronte hapësirat publike në Smirë, në kuadër të një aksioni të organizuar nga Këshilli i Fshatit. Ai thotë se është i gatshëm kurdoherë t`iu bashkohet nismave të tilla. “Rrethi ku jetojmë është pasyrë e jona. Prandaj duhet të mbahet si duhet. Edhe pse më mirë do të ishte sikur mos të hudhej asgjë në natyrë. Por edhe kur kjo ndodhë, dikush duhet të jetë i gatshëm t`ia kushtojë…
Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, në moshën 63 vjeçe, në Smirë, ka ndërruar jetë Jalldyze Latifi (gruaja e Beqir Pllaninës). E pamja për të, do të jetë e hapur deri të dielën në mbrëmje, më 14 tetor 2012. Ngushëllime familjes Latifi dhe të afërmve të së ndjerës!
Nexhmedin Hetemi nga Smira, ka shkuar në pension me lavdatat dhe nderimin më të madh nga shoqëria. Kolegët nga Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, në Viti, i organizuan një aheng në shenjë falënderimi e mirënjohjeje. Ata nuk rreshtnin së thëni fjalët më të çmuara dhe më të bukura për të. Fjalimet e tyre zgjatën më shumë se një orë, sepse gati të gjithë kishin nevojë ta nderonin sekretarin e tyre me fjalë lavdi për punën dhe sjelljet e tij. “Nexhmedin Hetemi ka bërë punë dhe kontribut të çmuar për shkollën tonë. Por, vjen një moment në jetë, kur njeriu…
Xhamia e Smirës ka marrë pamje të re. Ky tempull fetar është renovuar komplet, falë kontributit financiar të bashkëfshatarëve dhe kompanive nga Smira si dhe nga diaspora. Përveç kësaj, aty është bërë një punë e jashtëzakonshme vullnetare e firmave dhe banorëve nga Smira dhe fshatrat përreth. Nismëtari i këtij aksioni Ismajhaki Zuka shpreh kënaqësi për mënyrën se si është realizuar i gjithë projekti dhe për qasjen vëllazërore dhe fisnike të fshatit. “Është interesant se ne nuk kemi shkuar nëpër shtëpi apo firma për të kërkuar mjetet e nevojshme financiare, bashkëfshatarët dhe firmat i kanë sjellur vet në xhami. Ky…
