Prej krijimit, më 1 janar 2011 e deri më 18 tetor 2012 ka pasur 100.015 vizita, nga 40.285 vizitorë unikë. Mesatarja e vizitave mujore i bie mbi 4500.
Koha mesatare që një vizitor ka kaluar në faqe është mbi 4 minuta. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 445.137 faqe tjera, si: lajme, njoftime, sport, info shkolla, et.
Më së shumti faqja është lexuar në Kosovë, pastaj në Zvicër, Gjermani, Francë, Shqipëri, Austri, Maqedoni, SHBA, Itali, Suedi etj. Kur t`i shikohen shifrat, prapë i bie që faqja më shumë është lexuar nga mërgimtarët tanë në diasporë.
Prej se ka nisur punën, në faqe janë publikuar gjithej 2.880 artikuj, ka pasur 1904 komente dhe 99 shkrime te libri i mysafirëve Në facebook ka pasur 188.227 shikime dhe 1246 pëlqime.
Ekipi administrues i faqes është i inkurujuar dhe këtë e konsideron si sukses dhe meritë të përbashkët të të gjithëve.
Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen që po i jepni webfaqes së të gjithë smirasve arkiva.fshatismire.com.