Po të shkosh në klasën ku mësojnë IX-1 dhe IV-1, në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, të mbudhet mendja se je në klasën e Lionel Messit, Ronaldos, Noizy, Unikkatilit, Baba Stars, Rona Nishliut, Medës….Muret e klasës janë të mbushura plot me emrat e këtyre idhujve të të rinje dhe fëmijëve.
Marren e kësaj klase po mundohej ta mbulonte të shtunën Jahi Maliqi. Ai bashkë me të birin e tij, Valdrinin, po renovonte muret për t`i lyer me ngjyrë. “Në kohën kur kemi qenë ne nxënës nuk kemi bërë kështu. Kjo është e quditshme. Nuk po them se kemi qenë engjuj, por kështu të mbulohet krejt muri me shkarravina, është e pakuptueshme. Unë me dëshirë kam ardhur të ndihmojë dhe ta sanojmë këtë klasë”, thotë Jahiu.
Drejtori i shkollës Naim Agushi thotë se aksionin e kanë inicuar prindërit e nxënësve të dy klasave që mësojnë në këtë mësonjtore në konsultim me arsimtarët.
“Dukuria e shprehjes përmes grafiteve ekziston edhe në vende tjera. Asgjë të keqe nuk ka të kesh ndonjë të adhuruar në sport, muzikë, apo film, sepse njerëzit e suksesshëm mund t`ju shërbejnë nxënësve si shembuj për karrierë, por grafitet nuk e kanë vendin në klasë. Ne kemi menduar që ta përmirësojmë gjendjen në këtë klasë dhe t`i mbulojmë këto grafite. Plus kësaj ka pasur nevojë edhe për nivelizimin e sipërfaqeve të murit, sepse në disa vende janë dëmtuar sidomos me karrige. Prindërit kanë blerë ngjyrën dhe materialin e nevojshëm kurse Jaha është duke punuar vullnetarisht”, thotë drejtori i shkollës, Naim Agushi.
Në ndërkohë kuptuam se grafitet në klasën IX-1 janë shkruar nga gjeneratat e mëhershme dhe jo nga nxënësit që sivjet mësojnë këtu. Sidoqoftë është turpëruese për të gjithë në shkollë dhe për shoqërinë në përgjithësi të kemi ambiente të tilla mësimi. Grafite me shumicë kishte edhe në klasën fqinje, ku mësojnë IX 2 dhe e IV 2, kurse në klasat tjera nuk e hasëm këtë dukuri.
Por, klasa e “Lionel Messit” u bë e nxënësve tanë. Pas punës vullnetare të Jahiut por edhe kontributit financiar të prindërve, ajo mori pamje të re.