xhamia_kompletXhamia e Smirës ka marrë pamje të re. Ky tempull fetar është renovuar komplet, falë kontributit financiar të bashkëfshatarëve dhe kompanive nga Smira si dhe nga diaspora. Përveç kësaj, aty është bërë një punë e jashtëzakonshme  vullnetare e firmave dhe banorëve nga Smira dhe fshatrat përreth.

Nismëtari i këtij aksioni Ismajhaki Zuka shpreh kënaqësi për mënyrën se si është realizuar i gjithë projekti dhe për qasjen vëllazërore dhe fisnike të fshatit.

 

“Është interesant se ne nuk kemi shkuar nëpër shtëpi apo firma për të kërkuar mjetet e nevojshme financiare, bashkëfshatarët dhe firmat i kanë sjellur vet në xhami. Ky gjest i tyre është për t`u përshëndetur. Këtu është bërë punë e madhe dhe xhamia ka marrë pamjen që e meriton. Nuk ka qenë në gjendje të keqe, por ne kemi dashur ta bëjmë edhe më të bukur dhe më funksionale. Dhe ia kemi arritur, sepse aty janë bërë ndryshime të mëdha”, thoë Ismajlhaki Zuka.

Ai tregon se ndihmat kanë qenë të ndryshme: janë mbledhur rreth 10 mijë euro të holla, janë bërë shumë orë pune vullnetare në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh si dhe ka pasur donacione në inventar dhe pajisje. Punët për këtë projekt kanë filluar nga mesi i prillit dhe kanë përfunduar nga mesi i gushtit dhe gjatë kësaj kohe janë bërë intervenime e renovime të ndryshme.

“Dëshiroj t`i përmend me emra ata që kanë dhënë kontribut të çmuar. Psh. “Vinexi” ka dhuruar dhe montuar  shkallët e hekurit jashtë (vlera rreth 2000 euro) që qojnë në katin e dytë të xhamisë; “Migrosi” ka dhuruar llusterin kryesor të xhamisë në vlerë rreth 2000 euro. Pastaj Selim Sejdiu ka dhuruar derën e hyrjes në vlerë rreth 500 euro. Kurse Florim Osmani e ka dhuruar dhe e ka montuar mermerin për të gjitha dritaret.

Të hollat kanë dhënë këta persona: Haxhi Ramadan Misini 700 €,  Haxhi Muhabi Halili 500 €, Mulla Valon Pajaziti 500 Sfr,  Njazi Zuka 300 €, Isuf Demiri 200 €, Florim Osmani 200 €, Kadri Maliqi 200 €, Jahi Sejdiu 200 €, Osman Fejzullahu 200 €, Izivuk Ymeri 200 €, Xhelal Rrahmani 200 €, Zekir Jakupi 200 €,  Isa Sejdiu 200 €, Ilir Zuka 200 €, Bardhyl Ibishi 200 €, Haxhi Muhamet Azizi 200 €, Kjani Ibishi 150 €, Dr. Mustafë Avdyli 150 €, Nazif Hajrullahu 150 €, Mulla Gafur Ramadani 150 €, Feriz Ahmeti 150 €, Mentor Zuka 150 €, Xhafer Berati 150 €, Hebib Rexhepi 150 €, Haxhi Sali Quni 150 €, Haxhi Elmaz Sahiti 150 €, Fehmi Ramadani 150 €, Daut Aliu 150 €, Halil Sahiti 150 €, Ismajlhaki Sejdiu 150 €, Samet Sahiti 150 €, Remzi Sylejmani 140 €, Ismet Halili 100 €, Musa Sejdiu 100 €, Musa Sylejmani 100 €, Nexhmedin Hetemi 100 €, Elmaz Sahiti 100 €, Mensur Dika 100 €, Ramiz Hasani 100 €, Imer Laqa 100 €, Ramadan Rrahmani 100 €, Besnik Qamili 100 €, , Bafti Avdiu 100 €, Hamdi Salihu 100 €,  ,  Izet Hetemi 85 €, Hamdi Tusha (Tërpezë) 100 Sfr, Haxhi Brahim Ahmeti 70 €, Rrahim Azizi 70 €, Hashim Syla 70 €, Sami Ibrahimi (Pllanina) 70 €, Hamit Salihu 70 €, Musa Bajrami 70 €, Mumin Idrizi 70 €, Tahir Nuredini 70 €, Haxhi Jakup Pajaziti 70 €, Haxhi Ibrahim Ismajli 70 €, Metush Bajrami 70 €, Nezir Ramadani 70 €, Haxhi Mumin Dika 70 €, Dr. Ismajl Bekteshi 70 €, Hyzri Ibishi 70 €, Shani Ferizi 70 €, Hajriz Asllani (Ferizaj) 65 €, Kemajl Salihu 50 €, Hajriz Hebibi 50 €,  Shkëndije Berisha  (Greme) Idriz Brruti 50 €, Muhabi Ferizi 50 €, Feta Pajaziti 50 €, Hetem Ejupi 50 €, Beqir Latifi 50 €, Xhavit Salihu 50 euro, Rrahim Ismajli 50 €, Fehmi Ramadani 50 €, Haxhi Elezi 50 €, Remzi Shaqiri 35 €, Haxhi Sahiti 20 €, Hyra Ramadani (gruaja e Sahiti) 20 €”, tregon Ismajlhaki Zuka.

Ai përmend edhe kompanitë apo individët që kanë dhënë kontribut vullnetar gjatë renovimit të xhamisë së fshatit.

“Pllakat e keramikës në sipërfaqe 40 m² i ka shtruar Lulzim (Sahit) Idrizi; Fasadën në sipërfaqe prej 500 m² e kanë bërë firma Fasaderi nga Goshica, Saqip Shabiu me ekip dhe Shemsi Sejfullahu me ekip, gjithsej kanë qenë 24 punëtorë dhe e kanë punuar fasadën për më pak se gjysmë dite; Suvatimin (lyerjen me mallter)  në sipër faqe 500 m² e ka bërë Shaban Hajdini nga Drobeshi me 6 punëtorë;  Kubëzat e betoni në oborr në sipërfaqe 150 m² i ka shtruar Hajdin Elezi; Ullukët 50 m gjatësi, kulmin dhe rrethojat i ka vendosur Xhafer Berati; Hydben nga druri e ka punuar Haxhi Sali Quni; Ndërtimin e murit 10 m gjatësi e ka bërë Hamdi Salihu me ekipin e tij; Rrethojat e oborrit në gjatësi 20 m  i ka bërë Ismajlhaki Zuka”, tregon ai.

Ismajlhaki Zuka thotë se përveç këtyre punëve janë bërë edhe intervenime tjera, si psh. janë vendosur  44 dritare, është lyer kati i parë brenda, janë hequr shkallët e druriti brenda, janë hequr trapazanët te dera e hyrjes, shkallëve të mejtepi iu është ndërruar pozita etj.

Përndryshe ai dëshiron të veçojë edhe disa persona që kanë qëndruar gati gjatë gjithë kohës duke ndihmuar dhe mbështetur punëtorët duke punuar si: Haxhi Elez Elezi, tani i ndjeri Hashim Syla, Izet Hetemi, Remzi Shaqiri, Hasan Misini, Fehmi Ramadani e ndonjë bashkfshatar tjetër.

Ismajlhaki Zuka në emër të komisioni të këtij aksioni dëshiron të falënderon të gjithë që ndihmuarn apo e mbështetën këtë nismë, sepse me këtë e kanë dëshmuar solidaritetin tradicional që e kanë pasur gjithmonë. Ai porositë të gjithë që ta ndjekin këtë rrugë për të ndihmuar në përmirësimin e jetës në fshat.

Imami i Smirës, Mulla Gafurr Ramadani shprehet poaq i kënaqur me këto ndryshime që janë bërë në xhami. “Është bërë punë e madhe dhe e mirë. Tashti xhamia ofron kushte më të mira për të kryer faljen dhe ritet besimtarët. Edhe pastërtia është më në nivel. Natyrisht këtë solidaritet e përshëndes në emër të xhematit sepse vërtetë xhamia ka marrë pamje krejt tjetër dhe është zbukuruar. Dhashtë Zoti që edhe në të ardhmen të sillemi kështu si vëllezër dhe të ndihmojmë fshatin si kësaj radhe xhaminë”, thotë Mulla Gafurri. Ai shton se ka edhe punë të tjera që mund të kryhen në të ardhmen, siç është çështja e furnizimit të xhamisë me ujë, sepse deri tashti ka pasur probleme njëherë me një pus që nuk ka qenë shumë funksional, kurse tash me gypat e ujit që vijnë nga mali, të cilët shpesh dëmtohen.

Leave A Reply