Shoqata ‘Smira Dardane’, e cila tubon bashkëvendasit smiras që jetojnë në Shkup e rrethinë, ka uruar të gjithë bashkëvendasit dhe besimtarët myslimanë, me rastin e Festës së Bajramit. ‘Të nderuar qytetarë smiras e shqiptarë kudo qe jeni, ditët e kaluara të muajit të shenjtë të Ramazanit, ishin një mundësi që besimtarët të dëshmojnë unitet, solidaritet e mbi të gjitha respekt ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj krijuesit. Në emër të Këshillit të Shoqatës “Smira Dradane” të gjithë smirasve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, ju uroj festën e madhe të FITER BAJRAMIT, duke ju uruar shëndet, mirëkuptim e lumturi familjare. Qofshi të gëzuar e festofshim gjithmonë’, thuhet e kruetarit të Shoqatës ‘Smira Dardane’, Zijadin Sylejmani, të dërguar në emër të gjthë smirasve të Shkupit .