Mëngjesin e sotëm njësitet patrulluese policore nga stacioni i Vitisë gjatë kontrollimit në fshatin Drobesh kanë ndalur një kombibus të dyshuar në të cilin janë gjetur mbi tre mijë kilogramë hurme me afat të skaduar.
Kur patrulla e policisë i është vënë në ndjekje një kombi me targat 05, ka hasur edhe në një kombi tjetër.
Në të dy kombit e dyshuar pas kontrollit janë gjetur tre mijë kilogram hurme të paketuara.
Vozitësit e këtyre mjeteve janë shqiptarë dhe se nuk kanë poseduar asnjë dokument për pemët që i transportonin. Nga hetimet e para besohet se ato mund të jenë kontrabanduar ilegalisht nga Republika e Maqedonisë, njofton Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni.
Që të dy mjetet me ngarkesë, janë konfiskuar, si dhe tre persona të dyshimtë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë sjellur ne Stacionin Policor në Viti, ku edhe janë intervistuar.
Ky është rasti i dytë e raportimit të gjetjes së hurmave me afat të skaduar brenda 24 orëve.
Më herët është raportuar se mbi 1 mijë kilogramë hurma të skaduara para 11 viteve, janë gjetur dje në Prishtinë. /kallxo.com/


