Komuna e Vitisë është përzgjedhur në mesin e disa komunave të Evropës Juglindore, të cilat do të përfshihen në projektin ‘Partneriteti ndërkomunal për qëndrueshmëri’, që e financon Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe  e implementon  ‘Agjencia e shërbimit të komuniteteve në një botë’.

Përfaqësuesi i Komunës Kirchhain, prof. Rainer Waldhardt,  i ka kumtuar sot lajmin kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, se Ministria Federale  për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë e ka miratuar kërkesën për partneritet  midis Vitisë dhe Kirchhain, që do të thotë edhe financimin e  projekteve të përbashkëta. Paraprakisht dy komunat kishin dërguar letrat e zotimit për bashkëpunim të ndërsjellë.

Prof. Waldhardt, ka thënë se   programi do të fillojë në janar të vitit 2017 dhe faza e parë do të zgjasë dy vite.  Ai ka treguar se Qeveria gjermane me theks të vecantë ka shprehur gatishmërinë  të fokusohet sidomos në Kosovë, ndonëse në program kanë qenë të ftuara  edhe komuna nga tetë  shtete të rajonit.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me kryesuesin e Kuvendin Komunal Naim Pira që ishte në takim, ka thënë se institucionet lokale kanë një unitet veprues në këtë aspekt dhe krahas ekzekutivit, në miratimin e partneritetit dhe të cdo marrëveshjeje që do të dalë nga bashkëpunimi me Kirchhain do të jetë i përfshirë edhe Kuvendi Komunal por edhe ekspertë të fushave përkatëse dhe përfaqësues nga shoqëria civile. ‘Ne ju sigurojmë se do të punojmë bashkarisht dhe me përkushtim për të realizuar në plotni cdo aspekt të marrëveshjeve që do t`i bëjmë bashkë, në funksion të implementimit me sukses të projekteve për zhvillimi të qëndrueshëm. Sigurisht që kemi nevojë për mbështetje dhe përvojat gjermane janë të mirë se ardhura’, ka thënë kryetari Haliti.

Prof. Waldhardt bashkë me prof. Arben Mehmet, si nismëtarë të baahkëpunimit,  kanë  vizituar edhe fshatin Smirë, me të cilin fshati Klansellheim i komunës Kirchhain ka lidhur  partneritet.  Me këtë rast ata janë pritur nga anëtarë të Këshillit të fshatit, përfaqësues të zgjedhur në Kuvendin Komunal nga fshati dhe udhëheqja e shkollës. Temë  e diskutimit ka qenë bashkëpunimi midis  dy fshatrave dhe dy komunave partnere si dhe projeket që do të mund të realizohen në të ardhmen.

Në muajin shtator, një delegacion i Komunës së Vitisë i  përbërë  nga kryetari Haliti, anëtari i Këshillit t Fshatit Smirë Afrim Salihu dhe aktivisti i shoqërisë civile Tefik Salihu, ka marrë pjesë në një punëtori në Bonn, ku janë caktuar  modalitetet dhe prioritetet e bashkëpunimit në tre Objektiva të Agjendës 2013 për Zhvillim të Qëndrueshëm:  Mbrojtja e Ambientit, Energjia e Ripërtëritshme dhe Biodiversiteti  dhe përdorimi i tij në Bujqësi.   Gjatë vizitës në Gjermani delegacioni vitias ka vizituar komunën Kirchhain ku  është takuar me   kryetarin Olaf Hausmann dhe me zyrtarë të lartë të kësaj komune.

Projekti do t`u ofrojë komunave pjesëmarrëse mundësinë që të vendosin një dialog në Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm me  partnerët e tyre komunal për të lidhur një bashkëpunim strategjik për arritjen  këtyre objektivave

Leave A Reply