Kolegji AAB dhe Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimin në mes të dyja palëve përmes së cilës zotohen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta në fushën e komunikimit masiv dhe gazetarisë.

Me këtë rast,  në mjediset e këtij institucioni universitar, studentët e Komunikim Masivë kanë ndjekur një Ligjëratë me temën “Një qasje gjithë përfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare”. Aty ka ligjëruar profesori zviceran Daniel Bernard, njohës në fushën e mediave ku ju ka shpjeguar studentëve përvojat e mediave lokale si dhe atyre kombëtare në Zvicër.

Në anën tjeter edhe Dekanja e departamentit të Komunikimit masiv në Kolegjin AAB, Burbuqe Berisha ka falënderua profesorin Bernard, për ligjëratën e mbajtur me studentë e saj ndërkohë që ka thënë se marrëveshja e bashkëpunimit me shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare vjen me qëllim që studentët tanë të mundë përfitojnë më shumë në fushën e mediave sidomosë që ata të mësojnë më shumë rreth funksionimit të mediave lokale në një vend siç është Zvicra duke bërë në të ardhmën një vizitë në këtë shtet si formë e jetësimit të marrëveshjes për bashkëpunim të cilën e shënuan sot.

Ndërkaq, Gjatë ligjëratës u shtruan dhe disa pyetje nga studentët, të cilave në mënyrë shumë konkrete iu përgjigj profesori zviceran Daniel Bernard./PlusTv/

 

Leave A Reply