Shoqata ‘Smira Dardane’,  me seli në Shkup, me rastin e Festës  së 28-Nëntorit ua ka dërguar urim smirasve dhe të gjithë shqiptarëve.  ‘Të nderuar bashkëvendas,  të nderuar shqiptarë! Me kënaqësi dhe dashuri të madhe,  në emër të Këshillit të Shoqatës ‘SMIRA DARDANE’ Shkup dhe në emrin  tim personal ju uroj Festën e madhe shqiptare, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë. Uroj që çdo shqiptar të jetë më i përgjegjshëm dhe më i përkushtuar në çdo gjë që është shqiptare, sepse kjo është rruga e vetme në realizimin dhe qëllimin e bijve dhe vëllezërve tanë që dhanë jetën për këto troje dhe liri që ne e gëzojmë. Pra urime festa Kombëtare!’ thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Shoqatës ‘Smira Dardane’, Zijadin Sylejmani.

Leave A Reply