Shiqeri (Nazif) Mustafa është varrosur sot në Smirë, me nderime dhe respekt  nga familjarët, bashkëfshatarët, miqtë dhe kolegët e punës. Të pranishmit në ceremoninë mortore nuk i ndalnin dot lotët nga dhimbja për të dhe nuk po u besohej se  atij po i  jepej lamtumira e fundit.

Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, ku Shiqeriu punonte si zyrtar për financa,  tha në fjalimin e saj mortor, se ai ishte më i dalluari nga të gjithë punëtorët. ‘Ju keni humbur një familjar bashkëfshatar dhe një mik, kurse ne kemi humbur kolegun më të mirë. Ai ishte i qetë, i afërt, i sinqertë, i dashur dhe i respektueshëm.  Kurrë nuk ka ditur ta mërzis, ta lëndojë, apo ta hidhëroj askënd prej kolegëve. Ai ka qenë i përkushtuar edhe në punë. Ka ardhur i pari në punë dhe ka shkuar i fundit. Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri të urtë e punëtor të vyeshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të’, ka thënë  e përlotur Nagavci, e cila shoqërohej nga shumë zyrtarë komunalë dhe kolegë që kishin ardhur nga Prishtina.

Në emër të familjes Mustafa, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar Njazi Mustafa. ‘Sot kemi dhimbje të madhe, por prezenca juaj na bën të fortë dhe na jep kurajo që këto moment të rënda t`i kalojmë më leht’, ka thënë ai.

Shiqeri (Nazif) Mustafa ka ndëruar jetë mbrëmë në moshën 56 vjeçare. Ai ishte duke punuar si zyrtar për financa në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Që nga paslufta ka jetuar në Prishtinë. Pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

 

2 Komente

Leave A Reply