Është përuruar segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin, më saktësisht nga fshati Bibaj deri në Babush.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pohuar që vitin e ardhshëm do të përmbyllen tërë punimet në këtë autostradë.
Presidenti Hashim Thaçi e quajti ndërtimin e kësaj autostrade projekt të Kosovës së re Evropiane dhe ëndërr të gjithë qytetarëve që po bëhet realitet.
Xhudistja Majlindja Kelmendi a ka prerë shiritin inaugurues, ndërsa prezent në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori Greg Delawie, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe personalitete të tjera.


