Prof. Nazif Laçi ka nisur mbledhjen e materialit për një monografi kushtuar Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani” të Smirës.
Aktiviteti dhe veprimtaria 40-vjeçare e kësaj shoqërie do të përmblidhet me kujdes në një vepër, që ta kenë gjeneratat e ardhshme.
“Është një vlerë e çmueshme,të cilën jo të gjithë e kanë. Puna vullnetare për 40 vjet, e qindra të rinjve, entuziazmi, vullneti e dëshira për kulturë, janë për çdo respekt dhe kjo duhet të mbetet në kujtesën tonë edhe në të ardhmen përmes monografisë”, ka thënë Prof. Laçi.
Sipas tij, monografia planifikohet të jetë në dispozicion të publikut kah fundi i muajit mars. Kjo iniciativë është mirëpritur dhe përshëndetur nga kryetari i SHKA “Jonuz Ramadani”, Muhamet Maliqi dhe udhëheqësit e aktivistët tjerë të shoqërisë.
Prof. Nazif Laçi dhe Këshilli organizativ kanë thënë se për t`u arritur kjo, duhet mbështetja me informata apo fotografi, por edhe me mjete financiare për botimin e monografisë. Të gjithë ata që mund të ndihmojnë në forma të ndryshme mund të lajmërohen tek Prof. Nazifi apo te kryetari i SHKA “Jonuz Ramadani”, Muhamet Maliqi.


