Ftohen të gjithë fermerët e Komunës së Vitisë se është hapur afati për aplikim për subvencione nga MBPZHR, Aplikimi bëhet për këto kultura: grurë, misër, elb, thekër, luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, pula, bletë, thëllëza, për pemishtet ekzistuese, perime në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, bujqësi organike, për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit, etj.
Aplikimi bëhet në zyret e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në shtëpin e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”
Periudha e aplikimit nga data 15 Shkurt deri me 31 Mars 2018.


