Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruae besintarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Gjatë 30 ditëve të fundit myslimanë anembanë botës kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, por gjithashtu edhe kanë ndarë një pjesë nga pasuria e tyre që të ndihmohen njerëzit në nevojë. Përfundimi i këtij muaji po kurorëzohet tani me kremtimin e festës së Fitër Bajramit.
Uroj që në këtë festë të bekuar në familjet tona të mbizotëroj paqja, mëshira dhe dashuria. Gëzuar festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar në urimin e tij kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.


