Autor: Tefik Salihu

  -Smira gjendet në rajonin e Anamoravës,  rrëzë maleve të  Karadakut, rreth 4 kilometra në jugperëndim të Vitisë, në lartësi mbidetare prej 550-650 metra.  Pozita gjeografike ka ndikuar që në Smirë të kryqëzohen rrugë të rëndësishme që nga kohët e lashta. Lokaliteti i Smirës u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër tregtare e cila lidhte Ulpianën me Shkupin dhe më gjerë. Këtë e dëshmon edhe toponimi “Udha e Shkupit”, i cili ende ruhet në popull.  Smira edhe sot është e lidhur, apo korrespondon  me rrugë të rëndësishme. Nga magjistralja Prishtinë-Shkup dhe njëkohësisht  nga qasja në hekurudhë (në Gërlicë)…

Read More

·Shkollimi i shqiptarëve në· Kosovë,· poashtu edhe në Smirë, ishte i ndaluar apo i penguar nga pushtuesit e të gjitha kohërave. Smirasit janë shkolluar me vështirësi e peripeti të shumta. Njësoj si turqit, ashtu edhe pushteti serb, bullgar e përsëri serb, nuk lejuan shkollimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre. Përveç kësaj,· çdo veprimtari tjetër që synonte përhapjen e alfabetit shqip, ndiqej e dënohej. Kështu që popullata në atë kohë ishte analfabete, nuk dinte shkrim e lexim. Gjatë sundimit osman, në mejtepe mësohej diçka për gjuhën dhe alfabetin arab, i cili ishte i pakuptueshëm dhe i huaj për banorët.·· Disa…

Read More

Ndër vendbanimet më të vjetra të Dardanisë antike, është edhe vendi ku sot gjendet fshati ynë, që është krijuar para shekullit të II p.k. Lokaliteti ku sot shtrihet Smira u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër tregtare e cila lidhte Ulpianën dhe Artanën me Shkupin dhe më gjerë. Smira gjendet në rajonin e Anamoravës,  rrëzë maleve të  Karadakut, rreth 4 kilometra në jugperëndim të Vitisë, në lartësi mbidetare prej 550-650 metra. Fshati sot është i lidhur, apo korrespondon  me nyje të rëndësishme, siç janë:  magjistralja Prishtinë-Shkup, rruga hekurudhore Ferizaj-Han i Elezit, ruga rajonale Viti-Gërlicë. Smira është në udhëkryqin…

Read More

Fshati Smirë është bërë me faqe të inernetit. Duke parë nevojën e komunikimit më të shpejtë dhe për të qenë· në hap me zhvillimin e njerëzimit, në kohën e modernizimit të mjeteve të informimit dhe të teknologjisë në përgjithësi, një grup i smirasve e morën iniciativën për krijimin e një faqe të internetit për fshatin. Menjëherë·· nisi mbledhja e informatave, fotografive· dhe të materialeve si dhe përgatitja teknike e vizuele të faqes. Pas një pune të palodhshme dhe sistematike, u bë një adresë, në të cilën mund të lidhemi të gjithë dhe të kontaktojmë me njëri-tjetrin. Kështu do të jemi…

Read More