·
Më vonë, që nga viti 1945 arsimimi dhe edukimi në Smirë e rrethinë u zhvillua në frymën e sistemit socialist. Në këtë kohë filloi faza e re e zhvillimit të kësaj fushe, përfshirja masive e nxënësve të të gjitha nacionaliteteve dhe gjinive në shkolla, organizimi i kurseve kundër analfabetizmit, kurseve shëndetësore etj. Në kurset kundër analfabetizmit të rriturit mësonin shkrim e lexim. Shkollat e tilla, më vonë u quajtën Shkollat e natës, që punonin prej vitit 1947-1949. ·
Një nxitje të madhe shkollimit në Smirë, sidomos të femrës, i dha heqja e ferexhes së gruas (një mbulesë që përdornin femrat për ta mbuluar fytyrën).
Fillet e mësimit shqip në Smirë datojnë nga viti 1945. Mësues në këtë vit ishte Nebih Zuka (mulla Nebiu). Për këtë nuk ka dokumente të shkruara, por këtë e kanë vërtetuar njerëzit që e kanë qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.···
Mësimi shqip i organizuar në baza metodike-didaktike në Smirë fillon nga viti 1946/47. Për këtë ekzistojnë· dokumente të shkruara. Në mungesë të lokalit, mësimit mbahej në lokalin e xhamisë të quajtur Mejtep. Mësimi është zhvilluar në këto lëndë: Abetare, Aritmetikë, Mësim jete, Punë dore, Vizatim, Bukurshkrim, Këngë, Gjimnastikë.
Gjenerata e parë mbaroi shkollimin katërvjeçar më 1949/50, për të vazhduar klasat e larta (gjimnazi i ulët) në fshatin Kabash. Mësimi vazhdoi edhe viteve tjera kurse numri i nxënësve shtohej vazhdimisht. Ndër mësuesit e parë në Smirë ishin Ferid Berisha, Hetem Pajaziti,· Fetah Bunjaku, Hasan Alidema, Hamdi Ajeti, Zahir Ramiqi, Qazim Zylfiu, Sylejman Dobërçani, Ramadan Zylfiu, Xhelal Zylfiu, Xhavit Nuredini, Baftjar Jashari, Mejdi Haraqiu, Isuf Osmani, Makfire Deda, Misin Lamallari, Avdullah Avdyli, Januz Ramadani, Muharrem Metushi, Shaip Dika, Nuhi Salihu, Vehbi Ibishi, Hajrush Hyseni, (disa nga këta emra nuk kanë punuar në Smirë).
Më pas kanë ndodhur reforma në shkollën e Smirës. Mësimi në Kabash është mbajtur deri në vitin shkollor 1953/54, ndërsa nga vitit shkollor 1954/55 hapen paralelet e para në Goshicë, ku gravitojnë edhe nxënësit e Smirës, Vërbanit, Gërmovës dhe Sadovinës.
Pas vitit 1964 në Smirë kanë punuar këta mësimdhënës: Sabri Salihu, Mifail Avdyli, Maliq Maliqi, Fehmi Ramadani, Feriz Ahmeti, Jakup Ibishi, Bajram Aliu, Isa Sadiku, Musa Sejdiu, Isak Rexhepi, Basri Arifi, Fadil Ramadani, Nazif Hajrullahu, Beshir Salihu, Habibe Ibishi, Ibrahim Ademi, Izet Sylejmani, Mustafë Osmani, Halide Mustafa etj.
Nxënësit e Smirës kanë vijuar mësimin në këtë shkollë deri në vitin 1982, kur shkolla e Smirës pavarësohet si shkollë tetëvjeçare me emrin “Ganimete Tërbeshi”.
Nxënësit e shkollës së Smirës kanë qenë të dalluar në gara të ndryshme që janë mbajtur në nivel komunal e krahinor (në këtë kohë Kosova ishte krahinë autonome në kuadër të RSFJ v.j). Poashtu kanë funksionuar edhe grupet e shkollës: Grupi letrar, i dramës, i folklorit, i sportit, i recitatorëve, matematikanëve, historianëve, gjeografëve, biologëve, kimistëve, teknikëve të rinj· etj.
Sistemi i arsimit në Smirë pasti sërish trandje,· pas demonstratave të vitit 1981 të nisura nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilat gjetën përkrahje në gjithë Kosovën. Shqiptarët kërkonin më shumë të drejta, kurse regjimi mundohej që të mbante nën kontrollë të gjitha segmentet, e sidomos arsimin. Kështu ka vazhduar deri në vitin 1989, kur Kosovës me ndryshimet kushtetuese iu mor statusi i autonomisëa që ka pasur në kuadër të· Federatës Jugosllave. Kjo ngjarje shënon fillimin e një faze të re të shtypjes së shqiptarëve. Këtu nuk shpëtoi as arsimi. Shkollat dhe fakultetet u mbyllën për nxënësit shqiptarë, kurse punonjësve të arsimit iu ndërpre financimi, pasi nuk pranuan të punonin sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Kjo ka qenë goditje e rëndë për shkollën. Më së rëndi këtë e përjetuan punonjësit e arsimit dhe nxënësit e sudentët. Por, shqiptarët nuk u dorëzuan. Ata vazhduan shkollimin me planprogramet mësimore të Kosovës. Aty ku ka pasur mundësi, mësimi është mbajtur në shkolla (psh. në Smirë)· por në përgjithësi· mësimi ka vazhduar nëpër shtëpi dhe lokale private, një kohë të gjatë pa pagesë, kurse më vonë punonjësit e arsimit kanë marrë nga një pagë simbolike, të siguruar nga banorët e fshatit si dhe nga Këshilli i Financimit, që ishte një fond i krijuar nga Qeveria e Kosovës në ekzil. Kjo gjendje ka vazhduar deri në çlirimin e Kosovës, më 1999.
Vlen të përmendet se në vitin shkollor 2009/2010 shkolla me klasën V2 të mësuesit Mustafë Hamiti, ka marrë shpërblim në “Kosovision Contest”, që është një projekt arsimor, në formë të një gare nacionale, për shkollat fillore në Kosovë. Ai u dedikohet nxënësve të klasave të pesta. Me mjetet financiare që janë fituar, një klasë është rregulluar dhe pajisur me inventar komplet.
Shkolla e Smirës edhe në vitin shkollor 2010-2011 ka fituar në këtë konkurs, me klasën V1 të mësueses Adile Sahiti. Me mjetet financiare të parapara për fituesin, është rregulluar një hapësirë e gjelbërt para objektit të shkollës.
Në vitin 2011, shkolla fiton vendin e parë në vallëzim me grupin “Yjet”, në garat e organizuara nga Kompania “Mediteran” dhe Drejtoria e Arsimit dhe vendin e dytë poashtu në vallëzim me klasën e mësueses Ganimete Shabiu, në garat e organizuara nga Kompania “ETC” dhe Drejtoria e Arsimit. ë qershor të vitit
2012, Shkolla me klasën e V të mësuesit Brahim Ademi, zuri vendin e parë në recitim