Ndër vendbanimet më të vjetra të Dardanisë antike, është edhe vendi ku sot gjendet fshati ynë, që është krijuar para shekullit të II p.k. Lokaliteti ku sot shtrihet Smira u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër tregtare e cila lidhte Ulpianën dhe Artanën me Shkupin dhe më gjerë.

Smira gjendet në rajonin e Anamoravës,  rrëzë maleve të  Karadakut, rreth 4 kilometra në jugperëndim të Vitisë, në lartësi mbidetare prej 550-650 metra. Fshati sot është i lidhur, apo korrespondon  me nyje të rëndësishme, siç janë:  magjistralja Prishtinë-Shkup, rruga hekurudhore Ferizaj-Han i Elezit, ruga rajonale Viti-Gërlicë. Smira është në udhëkryqin e qendrave  të mëdha Prishtina (50km),Shkupi (50km), Ferizaj (20km) dhe Gjilani (20km).

Aktualisht në Smirë jetojnë rreth 600 familje me mbi 4000 banorë. Një pjesë e konsiderueshme e  banorëve të Smirës jetojnë në diasporë: në Zvicër, Gjermani, Austri,  Itali, Suedi, Norvegji, Belgjikë, SHBA, Angli etj. Smiras sot ka edhe në Maqedoni, Shqipëri, Turqi etj.  Poashtu, ka familje që jetojnë në Viti, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Kaçanik etj.

Popullata e Smirës tradicionalisht është marrë me bujqësi.  Prej kulturave bujqësore më së shumti kultivohen gruri, misri, patatja, fasulja… por viteve të fundit janë ngritur edhe shumë serra familjare me perime: domate, speca, tranguj.  Poashtu, përveç kësaj, kohët e fundit shumë  njerëz nga Smira kanë themeluar kompani dhe kanë hapur biznese të suksesshme.

Mirëpo, Smira është e njohur edhe për arsimin e zhvilluar, duke nxjerrë numër të madh  intelektualësh, të cilët kanë bërë karrierë të suksesshme, kudo që i ka quar jeta. Smira sot ka shumë të shkolluar, me fakultet dhe shkolla të larta, në mesin e tyre edhe doktorë  dhe magjistra shkencash.

Vecantia e Smires është lashtia e fshatit si vendbanim. Për këtë ka shkruar shumë Prof. Edi Shukriu, e cila në shumë punime dhe prezantime të saj, artefkatet areologjike të gjetura në Smirë i paraqet si ndër më të rëndësishmet në Kosovë. Për më tepër edhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si logo ka Labirinthin rrethor të zbuluar në Smirë.

Në linkun poshtë mund ta gjeni shpjegimin për ballinën.     https://kktk.rks-gov.net/?cid=1,1,37

2 Komente

Leave A Reply