Fshati Smirë është bërë me faqe të inernetit. Duke parë nevojën e komunikimit më të shpejtë dhe për të qenë· në hap me zhvillimin e njerëzimit, në kohën e modernizimit të mjeteve të informimit dhe të teknologjisë në përgjithësi, një grup i smirasve e morën iniciativën për krijimin e një faqe të internetit për fshatin.
Menjëherë·· nisi mbledhja e informatave, fotografive· dhe të materialeve si dhe përgatitja teknike e vizuele të faqes.
Pas një pune të palodhshme dhe sistematike, u bë një adresë, në të cilën mund të lidhemi të gjithë dhe të kontaktojmë me njëri-tjetrin. Kështu do të jemi më të bashkuar dhe më të fortë si bashkësi.··
Do të jetë kjo një pikë e bashkimit të të gjithë smirasve, kudo që jetojnë dhe punojnë-në Smirë dhe gjetiu. Faqja jonë· e përbashkët·· www.fshatismirë.com· do të ofrojë informata mbi· zhvillimet dhe ngjarjet në fshat, materiale nga historia, kultura, sporti, arsimi, bujqësia etj. Do të publikohen edhe fotografi dhe audio e video-incizime, nga fshati dhe nga vende tjera. Do të prezantohen këtu· edhe aktivitete dhe profile të njerëzve të suksesshëm në diasporë. Do të ketë vend edhe për publikime të ndryshme, opinione, komente e forume. Por, nuk do të mungojë as argëtimi e humori. Me një fjalë, kjo faqe e internetit do të ketë gjithçka ngapak, por do të mundohemi që më së shumti t`i kushtojmë rëndësi njerëzve dhe jetës në fshat dhe kudo tjetër ku jetojnë smirasit.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për këtë dhuratë dedikuar· fshatit, sepse këtu lindëm, u edukuam, u rritëm dhe këtu po jetojmë.
Përndryshe, kjo faqe është· e të gjithë smirasve kudo që janë. Ne vetëm do ta mirëmbajmë dhe do ta rifreskojmë për aq sa mundemi. Ju ftojmë për· bashkëpunim, sepse jemi të vetëdijshëm se faqja ka nevojë për plotësim e përmirësime. Këshillat, idetë, propozimet, apo· ndonjë material qoftë shkrime, dokumente, apo fotografi me rëndësi, ju lusim të na i dërgoni, në mënyrë që faqja e Smirës të jetë sa më e pasur dhe më e plotë.
URIME!!!