Autor: Tefik Salihu

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, njëzëri kanë aprovuar propozimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport për zyrtarizmin e manifestimit kulturor e sportiv Flakadani i Karadakut i cili tani e tutje do të organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës dhe do të ndahet  buxhet i caktuar për të. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport Visar Demiri pohoi se është  propozuar që manifestimi Flakadani i Karadakut të bëhet zyrtar duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në aktet komunale, i cili do të hyjë në kalendarin e komunës si Manifestim Tradicional…  ”Manifestimi tradicional Flakadani Karadakut…

Read More

Smira për më pak se një muaj ka përjetuar ndërrime ekstreme të motit. Pas dimrit të acartë, para një muaji, me ngrica dhe me temperatura deri -17 gradë celsius, erdhën ditët me mot të kthjellët dhe me diell, me temperatura deri në 13 gradë celsius.   Kurse tani, sërish është kthyer bora dhe atmosfera e dimrit. Si duket, kjo më së shumti prapë i ka gëzuar fëmijët. Një grup të tyre e takuam duke rrëshqitur me saja në lagjen e  Aliajve.  Atmosferën e dimrit që po mbretëron këto ditë në Smirë e vërteton edhe një dordolec që e kishin bërë…

Read More

Smira dhe Gërmova kanë ngritur nismën për  kthimin e eshtrave në  vendlindje të tre dëshmorëve të Luftës së Sojevës më 1912, Xukë Xuka e Bajram Ahmeti  nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova.  Këta tre atdhetarë, ranë heroikisht në luftë kundër njësive ushtarake serbe në vendin e quajtur Roga, midis Ferizajt dhe Sojevës, ku edhe janë varrosur nga banorët lokalë në një varr të përbashkët,  në një arë-pronë private….    Xuka, Bajrami e Sahiti, së bashku edhe me luftëtarë të tjerë nga Anamorava kishin shkuar në Sojevë për t`iu kundërvënë Ushtrisë serbe që po bënte masakra në Ferizaj dhe që…

Read More

Smira dhe Gërmova kanë ngritur nismën për  kthimin e eshtrave në  vendlindje të tre dëshmorëve të Luftës së Sojevës më 1912, Xukë Xuka e Bajram Ahmeti  nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova.  Këta tre atdhetarë, ranë heroikisht në luftë kundër njësive ushtarake serbe në vendin e quajtur Roga, midis Ferizajt dhe Sojevës, ku edhe janë varrosur nga banorët lokalë në një varr të përbashkët,  në një arë-pronë private….   Xuka, Bajrami e Sahiti, së bashku edhe me luftëtarë të tjerë nga Anamorava kishin shkuar në Sojevë për t`iu kundërvënë Ushtrisë serbe që po bënte masakra në Ferizaj dhe që…

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, të mërkurën, më 23 shkurt 2011, në moshën  83 vjeçare,  ka  ndërruar jetë haxhi Xhavit Misini.   I ndjeri një kohë të gjatë ka punuar si punëtor ndërtimtarie dhe më vonë është marrë me bujqësi në fshat. Pritja për ngushëllime është duke u bërë në Smirë dhe do të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme, më 2 mars 2011.   

Read More

Përfaqësuesit e smirasve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër  kanë  intensifikuar aktivitetet.  Kryesia e Smirës në shtetin helvetik, është takuar sërish në Gjenevë për të biseduar rreth bashkërendimit të veprimeve të saj, në mënyrë që të organizohen edhe më mirë si bashkësi… Siç na ka  shkruar i ngarkuari për kontakt me administratorët e portalit , Ramadan Rrahmani, në këtë takim është diskutuar mundësia e organizimit të një  kokteji me përfaqësues të firmave  dhe me njerëz eminent në këtë vend, me qëllim të informimit më të drejtpërdrejtë për punën e kryesisë së Smirës në Zvicër, rreth funksionimit të faqes së internetit…

Read More

Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë se nga data 21.02.2011 e deri me 07.03.2011, Shoqata e Gjuetarëve “Karadaku”, do të zhvillojë aksion për eliminimin e qenve endacak. Aksioni përfshinë gjithë territorin e komunës së Vitisë, kurse në Smirë, Goshicë dhe Vërban do të zhvillohet më 2 mars 2011, nga ora 04:00-6:30 të mëngjesit, kurse pasdite nga ora 15:00-17:00.  Luten banorët e Smirës që të kenë kujdes për qentë e tyre dhe t`i mbajnë lidhur në këtë kohë. Orari mund të ndërrohet duke u bazuar në kërkesat emergjente nga qytetarët apo institucionet e ndryshme komunale.

Read More

Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  Komuna e Vitisë respektivisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune, organizon manifestim kulturor dhe artistik .Fillimisht Institucionet Komunale do të bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti prej orës 10:00, ndërsa Manifestimi qendror mbahet para Shtëpisë së Kulturës  Gursel e Bajram Sylejmani, në Viti nga ora 11:00.   Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë  

Read More

Vendin e parë për nga shuma e pasurisë vazhdojnë ta mbajnë zviceranët, që mesatarisht kanë pasuri me vlerë 163 700 euro, në vendin e dytë janë amerikanët me rreth 100 mijë euro, ndërsa në vendin e tretë janë danezët që kanë 96 200 euro pasuri…   Pasojnë holandezët (91 798 euro), japonezët (88 659 euro), belgët (84 529 euro), britanikët (75 842 euro), australianët (71 636 euro), irlandezët (68 060 euro) dhe banorët e Singaporit (66 831 euro), transmetojnë mediet kroate.Sllovenët me 19 700 euro janë në vendin e 25-të në botë, ndërsa kroatët në vendin 28, tregonin studimi i…

Read More

Votuesit zviceranë  kanë votuar sot bindshëm në favor të së drejtës së tyre për të mbajtur armë. Rezultatet zyrtare të referendumit tregojnë se më shumë se gjysma e kantoneve të Zvicrës janë kundër propozimit për ndalimin e mbajtjes së armëve pas kryerjes së shërbimit ushtarak. Kjo është një praktikë të cilën ky vend e ushtron që nga viti 1874… Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se ndalimi i armëve do të zvogëlonte numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje. Qeveria ka thënë se ligjet ekzistuese janë të mjaftueshme për të siguruar se mbi 2 milionë armët në vend nuk keqpërdoren.…

Read More