Femije_ne_bore_2Smira për më pak se një muaj ka përjetuar ndërrime ekstreme të motit. Pas dimrit të acartë, para një muaji, me ngrica dhe me temperatura deri -17 gradë celsius, erdhën ditët me mot të kthjellët dhe me diell, me temperatura deri në 13 gradë celsius.

 

Kurse tani, sërish është kthyer bora dhe atmosfera e dimrit. Si duket, kjo më së shumti prapë i ka gëzuar fëmijët. Një grup të tyre e takuam duke rrëshqitur me saja në lagjen e  Aliajve.  Atmosferën e dimrit që po mbretëron këto ditë në Smirë e vërteton edhe një dordolec që e kishin bërë fëmijët në mes të rrugës.  Ata e kanë botën e tyre dhe vazhdojnë të kënaqen siç duan vet, pavarësisht se dikujt mund t`i shkaktojnë telashe, siç i ndodhi këtij shoferi.

Leave A Reply