Flakadani_i_KaradakutKëshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, njëzëri kanë aprovuar propozimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport për zyrtarizmin e manifestimit kulturor e sportiv Flakadani i Karadakut i cili tani e tutje do të organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës dhe do të ndahet  buxhet i caktuar për të. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport Visar Demiri pohoi se është  propozuar që manifestimi Flakadani i Karadakut të bëhet zyrtar duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në aktet komunale, i cili do të hyjë në kalendarin e komunës si Manifestim Tradicional…

 ”Manifestimi tradicional Flakadani Karadakut paraqet ngjarjen më të madhe kulturore e sportive në komunën e Vitisë dhe komuna jonë është e njohur me këtë manifestim mbarëkombëtar. Andaj, me rastin e jubileut, përkatësisht 10 vjetorit të mbajtjes së këtij manifestimi, kuvendi komunal ka miratuar propozimin tonë që të zyrtarizohet, ka thënë Demiri.

Manifestimi tradicional kulturor e sportiv Flakadani i Karadakut që mbahet nga 20 deri më 26 mars, personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi-komandant Mjekrra i cili ra heroikisht në Stanec të Preshevës. Sivjet në 10-vjetorin e këtij manifestimi do të organizohen gara të recitatorëve, ora e madhe letrare, gara sportive dhe festivali gjithëkombëtar i Ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Presheva. /kk.rks-gov.net/viti/

Leave A Reply