Autor: Tefik Salihu

https://youtu.be/ktm_lTwEh-Q Edhe Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë do të bëhet së shpejti me klasë model të shek. XXI. Kjo do të mundësohet falë projektit të USAID-it, Programi i Arsimit Themelor në Kosovë (Basic Education Program in Kosovo), i cili parasheh renovimin e klasave në shkollat e Kosovës. Konsultantja e këtij projekti Nertila Qarri, prezantoi para prindërve në shkollën e Smirës një video-incizim përmes të cilit tregohej se si mund të ndryshohet një klasë klasike në një klasë model të shekullit XXI. “Programi ynë ka për qëllim që të ndihmojë pridnërit dhe arsimtarët nëpër lokalitete të ndryshme…

Read More

Kompleksi turistik “Kosmira”, në Golem, në bregdetin shqiptar, me pronar smirasin Emrush Ferizi, është shprehur i gatshëm të ftojë për pushime një grup nxënësish të Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira. Emrushi i tha portalit tonë përmes telefonit se “Kosmira” për tri vite me radhë ka dërguar falas në det grupe nxënësish të dalluar nga komuna e Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.   Kurse prej sivjet e tutje të ftojë vetëm nxënës nga fshati Smirë. ” Sivjet kam vendosur t`i ftoj shtatë nxënës që janë të dalluar në mësime dhe të sjellshëm si dhe një arsimtar. Ata…

Read More

Florim (Fazli) Quni nga klasa IX-2 e Shkollës Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në fshatin Smirë, është fitues i krosit shkollor 2012 në konkurrencën e meshkujve, që u organizua të shtunën, më 5 maj, nga arsimtari i Edukatës FIzike, Shaqir Ibrahimi. Florimi shtegun e gjatë rreth 600 metra e kaloi për 2 minuta e 43 sekonda,   kurse i dyti në cak arriti Labinot (Dashnim) Pajaziti nga klasa IX-1, me kohë 2 minuta e 46 sekonda. Në konkurrencën e femrave e para doli Besiana (Izer) Haliti, nga klasa IX-2, me kohë 3 minuta e 30 sekonda, kurse pas saj në…

Read More

Me rastin e shënimit të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, e cila mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë Nexhmedin Arif, institucionet  komunale të Vitisë kanë përgatitur  agjendën si vijon: 10:00- Homazhe dhe vendosje të kurorave dhe luleve  në varrezat e Dëshmorëve në Viti 11:00 Manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” Viti -Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të Komunës së Vitisë-Programi kulturo-artistik

Read More

Banorët e “Lagjes së Dëshmorëve” nuk do të nxitojnë më të nxjerrin nga priza pajisjet e amvisërisë kur bie tensioni i rrymës. Ata së shpejti do të kenë rrjet më të fortë elektrik. Në këtë lagje, tashmë është vendosur konstruksioni i një trafoje elektrike dhe ka filluar vendosja e shtyllave elektrike prej betoni,   kurse shpejt pritet edhe instalimi i stabilimenteve të nevojshme dhe lëshimi në punë i këtij transformotori. Aktualisht rrjeti elektrik në këtë pjesë të Smirës është i tejngarkuar, për shkak të numrit të madh të shfrytëzuesve, të kyçur vetëm në një transformator. Xhemail Hajrullahu, me profesion taksist,…

Read More