TRAFOBanorët e “Lagjes së Dëshmorëve” nuk do të nxitojnë më të nxjerrin nga priza pajisjet e amvisërisë kur bie tensioni i rrymës. Ata së shpejti do të kenë rrjet më të fortë elektrik. Në këtë lagje, tashmë është vendosur konstruksioni i një trafoje elektrike dhe ka filluar vendosja e shtyllave elektrike prej betoni,

 

kurse shpejt pritet edhe instalimi i stabilimenteve të nevojshme dhe lëshimi në punë i këtij transformotori. Aktualisht rrjeti elektrik në këtë pjesë të Smirës është i tejngarkuar, për shkak të numrit të madh të shfrytëzuesve, të kyçur vetëm në një transformator.

Xhemail Hajrullahu, me profesion taksist, banor i kësaj pjese të Smirës, thotë se nuk mund të bëjnë jetë normale shkaku i tensionit të ulët të rrymës, i cili u shkakton vështirësi të përditshme. “Tensioni i rrymës nuk është fare stabil. Tek ne asnjë mjet amvisërie ose i punës nuk punon si duhet. Në momentin që e vërejmë se rryma është dobësuar, ne nxitojmë t`i heqim nga rryma pajisjet për të mos na u dëmtuar.

Mua personalisht nuk është prishur ndonjë pajisje, por ka kasur raste në këtë lagje. Tash po shpresojmë se me vendosjen e trafos së re, rryma do të forcohet dhe nuk do të kemi më telashe”, thotë Xhema.

Edhe Adnan Ahmeti, që ka një shitore ushqimore, ankohet në rrymën jostabile në këtë lagje, e cila po u shkakton telashe dhe dëme materiale. “është e pamundur të punohet sidomos në mbrëmje kur harxhimi i rrymës është më i madh. Mua personalisht në shitore rryma e dobët më ka prishur 4 frigoriferë, poashtu edhe në shtëpi na janë prishur mjete si shporeti elektrik dhe pajisje tjera të amvisërisë. Po bëhet mirë që po forcohet rryma pak, sepse vërtetë kështu nuk bën, sepse jemi bërë shumë konsumatorë të lidhur vetëm në një trafo. Kur ka ngarkesa telat e rrymës përpiqen nga nxehtësia:, thotë Adnani. Transformotorin e ri e ka siguruar komuna, kurse KEK-u, shtyllat dhe stabilimentet tjera përcjellëse.

Leave A Reply