kosmira_objekti_paraKompleksi turistik “Kosmira”, në Golem, në bregdetin shqiptar, me pronar smirasin Emrush Ferizi, është shprehur i gatshëm të ftojë për pushime një grup nxënësish të Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira. Emrushi i tha portalit tonë përmes telefonit se “Kosmira” për tri vite me radhë ka dërguar falas në det grupe nxënësish të dalluar nga komuna e Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

 

Kurse prej sivjet e tutje të ftojë vetëm nxënës nga fshati Smirë. ” Sivjet kam vendosur t`i ftoj shtatë nxënës që janë të dalluar në mësime dhe të sjellshëm si dhe një arsimtar.

Ata do të vijnë gjatë muajit maj, kur t`ju konvenojë. Do të qëndrojnë këtu katër netë. Kurse kompania transportuese ‘Përparimi”, nga Gjilani do të bëjë transortin e tyre prej Vitisë në Golem dhe anasjelltas”, tha Emrushi. Ai tha se me këtë ka dashur të tregojë respekt për vendlindjen e tij dhe të përpiqet të promovojë vlerat si dhe t`i shpërblejë në njëfarë mënyre nxënësit e mirë.

Drejtori i Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit|”, në Smirë, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur dhe falënderues për këtë gjest të Emrushit. “Natyrisht se ky është respekt i madh që po iu bën Emrushi nxënësve, shkollës dhe gjithë fshatit tonë dhe të tij. Jemi të lumtur që ai dëshiron t`i ketë në kompleksin e tij të bukur turistik ‘Kosmira’ nxënësit më të dalluar të shkollës. Kjo le t`ju shërbejë të gjthëve si duhet vendlindja, por edhe se si shpërblehet angazhimi i mirë i nxënësve. Ne shumë shpejt do ta bëjmë listën e atyre që do të udhëtojnë për në Golem dhe do t`i lajmërojmë Emrushit me kohë”, thotë drejtori Agushi.

Kompleksi turistik “Kosmira”, funksionon prej vitit 1993. Në fillim si pikë shërbimi për të kaluar një vit më vonë në një kiosk, të modifikuar si restorant. Në vitin 2000, ka filluar ndërtimi i dy kate të hotelit dhe më vonë edhe dy kate të tjera. Tashti “Kosmira”, ka 21 dhoma fjetjeje të pajisura me krevate çift dhe tek, kondicionerë, tv, ujë dhe rrymë 24h, 300 ulëse brenda dhe jashtë dhe 80 komplete çadrash në plazh si dhe parkim të mjaftueshëm për automjete. Në menynë e restorantit janë të përfshirë gati të gjitha ushqimet: specialitete mesdhetare por edhe tradicionale, duke filluar nga llojet e mishit, peshku, picat, pastat, bureku, gjellërat, etj.

Më shumë informata mund të gjeni në faqen e internetit www.kosmira.com. Ndryshe, verën e kaluar kur e vizituam, Emrushi interesoheshte për statistikat sa smiras ka, ku jetojnë dhe çka bëjnë. Ai madje, propozoi që të krijohet një shoqatë dhe të financohet në mënyrë që të ketë mundësi të organizohen aktivitete dhe të ndihmohen njerëzit, sidomos më të vjetrit dhe të rinjtë.

Leave A Reply