kurse i dyti në cak arriti Labinot (Dashnim) Pajaziti nga klasa IX-1, me kohë 2 minuta e 46 sekonda.
Në konkurrencën e femrave e para doli Besiana (Izer) Haliti, nga klasa IX-2, me kohë 3 minuta e 30 sekonda, kurse pas saj në cak arriti Fitore (Sabit) Quni, nga klasa VIII-2, tre sekonda me vonë.
Ai thotë se është i kënaqur me nivelin e nxënësve, sepse përafërsisht edhe vitin e kaluar janë shënuar këto rezultate. “Vitin e kaluar fitues ka qenë Imer Sejdiu, tek djemt me kohë 2 minuta e 42 sekonda, kurse tek vajzat Diellza Berati me kohë 3 minuta e 30 sekonda. D.m.th. vendi i parë tek djemtë ka diferencë vetëm 1 sekondë, kurse tek vajzat është rezultati i njëjtë. Në përgjithësi ka talent të sporteve të ndryshme në shkollë, pra edhe në atletikë”, thotë arsimtari i Edukatës Fizike, Shaqir Ibrahimi.
Karakteristikë e kësaj gare ishte sepse dy fituesit Florim Quni dhe Besiana Haliti janë nga e njëjta klasë, IX-2.
Florimi shprehej i kënaqur si fitues i kësaj gare, sepse vitin e kaluar ishte i dyti. “Në krosin e kaluar vendi i parë më ka ikur për 4 sekonda. Sivjet arrita i pari, edhe pse Labinoti është i fortë, por në metrat e fundit mblodha forcën dhe e kalova. Kam mundur të vrapoja akoma. Kam kondicion të mirë, mund të qëndroj gjatë duke vrapuar”, thotë Florimi.
Fituesit e dy vendeve të para në dy konkurrencat morën medalje.