Qëllimi i jetës është të jetosh në harmoni me natyrën
Autor: Tefik Salihu
Oborri i Ymerli Sylejmanit është shpallur më i miri në fshatin Smirë, në një konkurs që është organizuar nga portali fshatismire.com. Komisioni në përbërje: Bekim Azizi, administrator i fshatit, Xhelal Shabiu, inspektor komunal i ambientit, Veton Ademi, agronom, Zeqir Halili, arkitekt dhe Tefik Salihu përfaqësues i uebfaqes, ka vizituar familjet që janë paraqitur në konkurs. Megjithëse kishte oborre të rregulluara me shije, komisioni vendosi të zgjedhë për më të bukurin oborrin e familjes së Ymerli Sylejmanit. Vendin e dytë e ka zënë oborri i Fevzi Ademit, kurse të tretin ai i Enver Qunit. Paraprakisht janë vendosur disa kritere të përzgjedhjes,…
Nuk ngopet ariu me miza.
Xhamisë së fshatit Smirë për vetëm 3 orë i është ndërruar pamja. 24 mjeshtër e ndihmës të tyre i kanë fasaduar muret e jashtme në mënyrë vullnetare. Inicuesi i aksionit për renovimin e këtij tempulli fetar, Ismajlhaki Zuka tha për portalin tonë se ka pasur një solidaritet dhe gatishmëri të pashoqe për të ndihmuar këtë projekt. “Ka qenë hijeshi e madhe t`i shikosh të gjithë ata njerëz të ngjitur në skele duke punuar vullnetarisht. Samiu i Goshicës ka qenë vetë i dhjeti, Shemë Sejfullahu nga Smira vet i gjashti, Saqip Shabiu nga Smira vet i gjashti, plus ka qenë…
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 82 vjeçare, ka ndërruar jetë sot, Nebih Arifi. Varrimi i tij u bë, sot më 24 qershor 2012, në orën 19:00 në Smirë. E pamja do të zgjasë deri të enjten, më 28 qershor 2012. Ngushëllime familjes Arifi dhe të afërmve të të ndjerit!
Nuk bëhen petullat me ujë.
Ngushëllimet me rastin e vdekjes së Nexhmije Azemit nga Smira do të pranohen edhe në Zvicër. Fatmir Azemi me vëllezër do të hapë të pame të dielën, më 24 qershor 2012, në Xhaminë “Dituria”, prej 10:00-16:30, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Nexhmije Azemi vdiq në Smirë, më 1 qershor 2012, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, në moshën 65 vjeçe. Telefoni për kontakt: 076 20 01 064 Fatmir Azemi
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Haxhi Fehmi Hasanit, do të pranohen edhe në Zvicër. Djali i tij, Ramizi, do të hapë të pame të shtunën, më 23 qershor 2012, prej orës 09:00-18:00, në Avenue “Henri-Golay”, nr. 13, në Gjenevë. Telefoni për kontakt: 076 61 63 641 dhe 022 79 60 877, Ramiz Hasani
Nuk i bihet fyellit gjithnjë në një vrimë.
Kush punon-fiton
