Autor: Tefik Salihu

Ka filluar të marrë formën e vet lapidari i ngritur në trekëndëshin që formon rruga kryesore e fshatit me rrugën Viti-Gërlicë, kushtuar dëshmorëve Xukë Zukës, Bajram Ahmetit dhe Sahit Goranit, të rënë në luftën e Sojevës në vitin 1912 . Sipas koordinatorit të projektit, Isuf Zuka, në një sipërfaqe prej 10 ari, në një parcelë publike, të cilën Kuvendi Komunal i Vitisë e ka ndarë për këtë qëllim, tashmë vendi është rrafshuar, platforma kryesore është shtruar me beton, kurse edhe elementet kryesore të lapidarit janë ngritur në vendin e caktuar. Për nder të këtyre tre heronjve filloi inciativa e dy…

Read More

Nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, sivjet kanë arsye t`i gëzohen kthimit në bankat shkollore, pas pushimeve verore. Objekti ku ata mësojnë është i përgatitur teknikisht për mësim, si kurrë më parë. Gjatë verës në shkollë është instaluar ngrohja qendrore, kështu që ata nuk do ta bajnë më gajlen se a do ta kenë të ngrohtë klasën dhe nuk do t`iu lotojnë sytë nga tymi, as nuk do të kolliten nga hiri. Projekti është financuar nga komuna e Vitisë, ndërsa punët janë kryer nga kompania S-ING Projekt. Poashtu, vogëlushëve të Smirës nuk do t`u zhyten këmbët,…

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 62 vjeçare, në Smirë, ka vdekur Hashim Syla.   E pamja për të, do të jetë e hapur pesë ditë, deri  të hënën më 27 gusht 2012.   Ngushëllimë familjes Syla dhe të afërmve të të ndjerit!

Read More

Lajmërohen të gjithë banorët e fshatit Smirës, se të enjten, më 16 gusht 2012, do të mbahet debat publik, në lidhje me planifikimin e buxhetit komnal. Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë komunalë të Vitisë. Debati do të mbahet, nga ora 17:00, në lokalet e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”. Takim është organizuar nga  Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ELITA-Viti  dhe në mbështetje të fondacionit për Shoqëri të hapur-KFOS.

Read More

Një zjarr që ka shpërhyer sot rreth orës 14:00, ka djegur një pjesë të konsiderueshme përreth në Bjeshkallavë, duke përfshirë edhe vet varrezat. Sipas zyrtarit komunal për Pylltari, Veton Ademi, janë djegur rreth 5 hektarë gjithsej: një pjesë e madhe e vendit të quajtur “Klickat” përfshirë edhe çershitë e vjetra, varrezat dhe pjesa në pjesën e poshtme të varrezave. Mirëpo falë intervenimit të Njësisë së Zjarrfikjes në Viti, zjarri është lokalizuar diku pas orës 17:30. Kështu është evituar një dëm më i madh që do të mund të shkaktohej po të përhapej zjarri në pjesën e epërme të pyllit. Flakët kanë përfshirë edhe një…

Read More