IMG01048-20120904-1700Ka filluar të marrë formën e vet lapidari i ngritur në trekëndëshin që formon rruga kryesore e fshatit me rrugën Viti-Gërlicë, kushtuar dëshmorëve Xukë Zukës, Bajram Ahmetit dhe Sahit Goranit, të rënë në luftën e Sojevës në vitin 1912 . Sipas koordinatorit të projektit, Isuf Zuka, në një sipërfaqe prej 10 ari, në një parcelë publike, të cilën Kuvendi Komunal i Vitisë e ka ndarë për këtë qëllim, tashmë vendi

është rrafshuar, platforma kryesore është shtruar me beton, kurse edhe elementet kryesore të lapidarit janë ngritur në vendin e caktuar. Për nder të këtyre tre heronjve filloi inciativa e dy fshatrave-Smirës dhe Gërmovësper ndërtimin e Momerialit 1912.Kjo korrespondon me njëqindvjetorin e këtyre ngjarjeve. Inaugurimi i Memorialit në hyrje të fshatit është planifikuar të bëhet në një datë, më 13 tetor 2012, bashkë me përmendoren në Bjeshkallavë tashmë në përfundim e sipër. Me këtë rast do të ftohen përfaqësues nga nivelet më të larta të shtetit, të komunës të dy fshatrave Smirë e Gërmovë, nga diaspora si dhe historian e personalitete e qytetarë të shumtë. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për Memorialin në hyrje të fshatit, këtë mund ta bëjnë përmes llogarisë bankare 17-00-0100002983.93, në Bankën NLB Prishtina, Rr. “Adem Jashari”, Viti-Kosovë. Personi: Isuf Zuka, Smirë-Viti. Për ndërtim të lapidarit 1912. Ose nga jashtë Kosovës në llogarinë bankare 17-00-0100002983.93 në NLB Prishtina Str. “Rexhep Luci” 5, Prishtinë, Kosova. SëIFT CODE; NLPRRS22 Beneficiary name; ISUF ZUKA F,sh,Smire viti-Kosove IBAN:SI56029130253418174 Payment for: ëork Iron Link 1912.

Leave A Reply