Gjatë verës në shkollë është instaluar ngrohja qendrore, kështu që ata nuk do ta bajnë më gajlen se a do ta kenë të ngrohtë klasën dhe nuk do t`iu lotojnë sytë nga tymi, as nuk do të kolliten nga hiri. Projekti është financuar nga komuna e Vitisë, ndërsa punët janë kryer nga kompania S-ING Projekt.
Poashtu, vogëlushëve të Smirës nuk do t`u zhyten këmbët, duke përshkuar oborrin e shkollës për të shkuar deri te hyrja. Tashti ata e kanë shtegun-dhuratë nga një projekt i Forumit për Iniciativa Qytetare-FIQ. Kjo organizatë në pjesën e përparme të shkollës ka vendosur edhe perde tekstili, për të penguar rrezet e diellit dhe për të evituar dekoncentrimin e nxënësve në orë.
Përveç këtyre projekteve, Caritasi i Lukxemburgut, ka realizuar një projekt që përfshin lektyra shkollore për bibliotekën e shkollës dhe libra të tjerë si dhe instrumente muzikore. Ndryshe, pak para përfundimit të vitit paraprak shkollor falë një projekti të USAID-it, me iniciativë të arsimtarit Arif Zuka dhe me përkarhen e disa prindërve dhe arsimtarëve, një klasë është renvouar si klasë model e shek. XXI.
Drejtori i shkollës, Naim Agushi, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ndihet më i relaksuar. “Ndonëse ka mjaft punë të tjera që ndërlidhen me mësimin, këto projekte që janë realizuar sivjet do të na ndihmojnë dukshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Këto investime qoftë të komunës apo të organizatave tjera, janë të mirëseardhura dhe të qëlluara, sepse dihet që shkolla janë ka pasur nevojë për ngrohjen qendrore, edhe shtegu dhe perdert janë parë di të nevojshme për ta bërë më të lehtë ardhjen dhe qëndrimin e nxëënsve në objektin shkollor”, ka thënë drejtori Agushi.
Ai thotë se në të ardhmen shkolla synon ta ketë edhe fushën e sportit të asfaltuar dhe të shtojë hapësirat shkollore, duke ngritur edhe për një kat aneksin shkollor me katër klasa. Drejtori Agushi të gjithë nxënësve dhe punonjësve të shkollës në Smirë, iu uron vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.