Zjarr_ne_SmireNjë zjarr që ka shpërhyer sot rreth orës 14:00, ka djegur një pjesë të konsiderueshme përreth në Bjeshkallavë, duke përfshirë edhe vet varrezat. Sipas zyrtarit komunal për Pylltari, Veton Ademi, janë djegur rreth 5 hektarë gjithsej: një pjesë e madhe e vendit të quajtur “Klickat” përfshirë edhe çershitë e vjetra, varrezat dhe pjesa në pjesën e poshtme të varrezave. Mirëpo falë intervenimit të Njësisë së Zjarrfikjes në Viti, zjarri është lokalizuar diku pas orës 17:30. Kështu është evituar një dëm më i madh që do të mund të shkaktohej po të përhapej zjarri në pjesën e epërme të pyllit.

Flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të pronës së familjes Demiri, kryesisht bari të thatë, kurse është djegur gardhi i Isuf Demirit, përskaj rrugës. Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Për fikjen e zjarrit  janë angazhuar edhe disa banorë të fshatit.

Edhe dje në Smirë ka pasur një zjarr te vendi i quajtur “Çadrat” ku ishin djegur hamulloret por zjarri ishte fikur.

Sipas Veton Ademit, nga e hëna deri të mërkuren, një zjarr tjetër është regjistruar në vendin e quajtur Dardha e Arushës. Aty, janë djegur afërsisht 4 hektar pyll. s

Zyrtarë komunalë dhe udhëheqës të fshatit bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë verës në mënyrë që të evitohen rastet e zjarreve.

Leave A Reply