Familja Ibrahimi njofton se do të pranojë ngushëllimet edhe në Smirë, me rastin e vdekjes së bijës së tyre Hazbije Fejzullahu-Fetahu (e bija e Haxhi Shaqirit). E ndjera ka ndërruar jetë para katër ditësh në Goshicë, ku ishte e martuar. E pamja do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 dhjetor 2018, te vëllezërit Ibrahimi, në Lagjen “Metush Ibrahimi”.
Autor: Tefik Salihu
Të premten më 14 dhjetor 2018, do të bëhet promovimi i librit monografik-shkencor “Smira-komunikime onomastike”, i autorit Mr. Ramadan Asllani. Promovimi do të bëhet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, në Viti, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, nga ora 13:30.
Dr. Arben Mehmeti, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, i ka shtuar tituj të rinj literaturës profesionale. Në konferencën e tretë të Mjedrës në Kosovë, që u organizua këto ditë në Prishtinë, është promovuar libri “Kultivimi organik i mjedrës” i Dr. Mehmetit. Para kësaj, ai kishte botuar më herët edhe librin “Prodhimtaria e integruar e mjedrës, dredhëzës dhe manaferrës”. Këta dy tituj të rinj do t’ju hyjnë në punë profesionistëve, studentëve dhe fermerëve që merren me trajtimin e këtyre kulturave bujqësore. Këto botime janë mbështetur nga Caritasi Zviceran.
Artisti me origjinë nga Smira, Visar Iseni, i cili jeton dhe vepron në Shkup, ka hapur ekspozitë në “Librarinë e Çarshisë”, në Shkup. Ekspozita personale e tij me piktura titullohet “Përjetësi”. Visari përveç tjerash është autor edhe i portreteve të katër dëshmorëve të luftës së fudit të Smirës, të cilët ruhen në arkivin e Shoqatës “Smira Dardane”.
Smirasit në Shkup edhe një herë janë takuar me qëllim të majtjes së komunikimit mes tyre. Shoqata “Smira Dardane” me kryetarin Zijadin Sylejmani ka mbajtur takimin tradicional të radhës, në të cilin morën pjesë smiras që jetojnë kryesisht në Shkup dhe bashkëvendas të tyre nga Smira dhe Shqipëria. Takimet e tilla, dhe jo vetëm ato, organizohen me qëllim të mbajtjes dhe forcimit të lidhjeve midis smirasve nga Shkupi dhe origjina e tyre në Smirë. Zijadin Sylejmani ka shprehur brengën për përfshirjen e vogël të smirasve që jetojnë në Shkup. “Unë nuk po shoh ndonjë pengesë të që të mos punojnë…
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe dashamirët se ngushëllimet për Haki Belën do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën me 1 dhe 2 dhjetor 2018 te Ismajl Ukshini, afër shkollës. Ngushëllime familjes Bela!
Një delegacion nga Komuna e Vitisë, në krye me zv. Kryetarin e kësaj komune, Hasan Aliu po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi rezultatet e projektit „Partneritetet e qëndrueshme komunale” në Beograd të Serbisë. Kjo konferencë po mbahet në kuadër të bashkëpunimit të Qendrës së Shërbimeve të Komunave në një Botë (SKEW), Engagement Global me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) si dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Serbi. Gjatë kësaj konferencë ndër tjerash janë prezantuar rezultatetet pas përfundimit të një bashkëpunimi dy-vjeçar të komunave partnere mbi Axhendën 2030, në të cilën Komuna…
Në fshatin Smirë të Vitisë është bërë rivarrimi i tre martirëve smirasë Avdi, Daut dhe Ali Aliu të cilët ishin vrarë në vitin 1912 nëpër shtëpitë e tyre. Eshtrat e këtyre tre martirëve që deri sot ishin të varrosur nëpër oborret e shtëpive të tyre nga sot do gjenden në varrezat e fshatit Smirë. Në ceremoninë e rivarrimit, familjari Bajram Aliu, tha se ndjehet i nderuar që në këtë përvjetor po rivarrosen eshtrat e familjarëve të tij. “Okuaptori serb nuk ka zgjedhur njerëz, por kënd e ka gjetur e ka asgjësuar, kështu edhe familja ime e ka përjetuar një gjë…
Urime 28 Nëntori!
Haki Bela nga Gjurgjedelli i Kaçanikut është gjetur sot i pajetë në malet e Smirës, jo larg nga vendi i quajtur “Kroi i Kishës”. Burri 50-vjeçar jetonte në Smirë. Ai të shtunën në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar më, raporton Plus Televizion. Gruas i kishte thënë se po shkonte në mal Agim Lipovica, komandant i Stacionit Policor të Vitisë ka thënë se trupi i të zhdukurit është gjetur i varur me një litar mbi malin e fshatit Smirë. Lipovica tha se rrethanat e rastit janë duke u hetuar. I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me…
