Haki Bela nga Gjurgjedelli i Kaçanikut është gjetur sot  i pajetë në malet e Smirës, jo larg nga vendi i quajtur “Kroi i Kishës”.

Burri 50-vjeçar jetonte në Smirë. Ai të shtunën në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar më, raporton Plus Televizion. Gruas i kishte thënë se po shkonte në mal

Agim Lipovica, komandant i Stacionit Policor të Vitisë ka thënë se trupi i të zhdukurit është gjetur i varur me një litar mbi malin e fshatit Smirë. Lipovica tha se rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë.

Varrimi i të njerit do të bëhet nesër më 27 nëntor 2018, në fshatin e tij të lindjes-Gjurgjedell.

2 Komente

Leave A Reply