Dr. Arben Mehmeti, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, i ka shtuar tituj të rinj literaturës profesionale. Në konferencën e tretë të Mjedrës në Kosovë, që u organizua këto ditë në Prishtinë, është promovuar libri “Kultivimi organik i mjedrës” i Dr. Mehmetit.
Para kësaj, ai kishte botuar më herët edhe librin “Prodhimtaria e integruar e mjedrës, dredhëzës dhe manaferrës”.
Këta dy tituj të rinj do t’ju hyjnë në punë profesionistëve, studentëve dhe fermerëve që merren me trajtimin e këtyre kulturave bujqësore.
Këto botime janë mbështetur nga Caritasi Zviceran.


