Kapiten Afrim Halili, me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, të datës 8 prill 2019, është rikthyer në pozitën e komandantit te Stacionit Policor në Viti, pas largimit nga kjo pozitë të kapiten Agim Lipovica. Kapiten Halili, që nga viti 2013 ka udhëhequr me Stacionin Policor në Kaçanik, kurse në Viti ka shërbyer për tetë vite me radhë. Ai njihet si drejtues shembullor i forcave të rendit në kohet më të vështira, pas çlirimit të vendit nga okupatori serb. Poashtu, ka ditur të menaxhoj shumë situata të vështira të pas luftës, duke bashkëpunuar ngusht me…
Autor: Tefik Salihu
Banorë smiras, familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të ftuar si dhe pjesëmarrës të tjerë kanë përkujtuar përvjetorin jubile të rënies së dëshmorëve të Smirës. Ata u lartësuan dhe u vlerësuan nga folësit dhe të pranishmit për veprën madhore dhe sakroficën për liri. Dëshmorët Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri u flijuan për atdhe më prill 1999. Poashtu nëmanifestimin e njejtë u kremtua edhe Dita e shkollës e cila me nderë mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”. Me këtë rast u shfaq një program i përgatitur nga SHKA “Jonuz Ramadani”…
Të premten, më 5 prill 2019, bëhen 20 vite nga rënia e katër dëshmorëve të Smirës: Mirali e Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri. Me këtë rast shënohet edhe Dita e shkollës e cila mban emrin në nderim të tyre, “Dëshmorët e 5 Prillit”. Dita përkujtimore dhe Dita e shkollës pëmbajnë këto aktivitete: 09:00-Homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve 10:00-Homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Viti. Nisja në mënyrë të organizuar nga Smira në orën 09:40. 10:40-Homazhe në qendër të fshatit, tek lapidari për dëshmorët. 11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës me fjalime dhe program artistik. 12:00-Koktej rasti…
Boksieri smiras me qëndrim në Gjenevë, Arbër (Riza) Ibishi, ka realizuar në Nyon, fitoren e radhës në duelin e gjashtë profesionist, në kategorinë e lehtë. Ai përmes një postimi në statusin e tij në Facecook, ka falënderuar familjen, miqtë, kolegët nga Boxing Club Nyon dhe të gjithë personat që i kanë dhënë forcë për ta mposhtur, siç ka thënë, një kundërshtar solid.
Në Sadovinë të Jerlive, është përuruar stadiumi ndihmës të futbollit. Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe udhëheqës të Institucioneve komunale, sportistë e qytetarë të shumtë. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falënderuar Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës në veçanti ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, por edhe presidentin e tanishëm Agim Ademi, që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në komunën e Vitisë. “Ne vazhdimisht kemi përkrahur…
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës do të kenë mundësi që vitin shkollor 2019/20 ta fillojnë me një proces të avansuar të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Platforma “School me”, e cila udhëhiqet nga Iris dhe Asllan Gjinovci, falë ndërmjetësimit të vëllezërve Rrahmani, i ka ofruar shkollës së Smirës mësim digjital pa pagesë. Projekti ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për t’i shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre. Platforma…
Për nderë të ditës së dëshmorëve, në Smirë do të organizohet turne në futboll të vogël. Ekipet mund të paraqiten në Kafeterinë “Te Rrethi”. Pjesëmarrja kushton 15 euro. Turneu fillon më 30 mars, nga ora 16:30, me eliminim direkt.
Për çdo vit, në organizim të Shoqatës “Smira”, në Gjenevë mblidhen qindra smiras të diasporës, jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Gjermania, Franca e vende të tjera. Takimi i smirasve në diasporë, me moto “Bashkimi i vlerave smirase” tashmë ka filluar të quhet nga të gjithë si “Festa e Smirës” dhe është shndërruar në institucion vlerash. Aty shpërfaqen respekti e solidariteti, mbështetja e bashkëpunimi, empatia e lidhja dhe mbi të gjitha dashuria dhe krenaria për rrënjët dhe origjinën-Smirën. Ky manifestim i cili ka për qëllim mbajtjen e lidhjeve midis smirasve dhe njohjen e gjeneratave të reja, ka edhe çmimin…
Bekim Azizi me shumicën e votave të delegatëve është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike e Vitisë. Kuvendi i degës së PDK-së në Viti, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 57 anëtarë si dhe 12 delegatë për Kuvendin e përgjithshëm. Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qendror të PDK-së për zgjedhje. Në emër të degës së PDK-së në Viti, delegatët i përshëndeti Skenderbe Hebibi i cili përshkroi procesin zgjedhor, ku u mbajtën 31 kuvende nëndegësh me mbi 1200 pjesëmarrës të cilët zgjodhën…
Artistët e rinj të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, së bashku me arsimtaren e Artit Figurativ kanë ofruar në shitje pikturat në pëlhurë, të ekspozitës së vitit të kaluar në mënyrë që me parat e fituata të blejnë materialin me të cilin do të bënin një ekspozitë të re para Ditës së Shkollës, më 5 prill 2019. “Këto punime janë vlerësuar me vlere monetare. Gjithë të interesuarit mund të lajmërohen te ky grup i nxënësve, mundësisht pa u vonuar”, shkruan në postimin e shkollës në rrjetet sociale.
