Kapiten Afrim Halili, me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, të datës 8 prill 2019, është rikthyer në pozitën e komandantit te Stacionit Policor në Viti, pas largimit  nga kjo pozitë të kapiten Agim Lipovica.

Kapiten Halili, që nga viti 2013 ka udhëhequr me Stacionin Policor në Kaçanik, kurse në Viti ka shërbyer për tetë vite me radhë.

Ai njihet si drejtues shembullor i forcave të rendit në kohet më të vështira, pas çlirimit të vendit nga okupatori serb. Poashtu, ka ditur të menaxhoj shumë situata të vështira të pas luftës, duke bashkëpunuar ngusht me KFOR-in amerikan dhe forca të tjera të NATO-s në Kosovë. Halili gjithashtu ishte vlerësuar me shumë mirënjohje nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë.

 

Leave A Reply