Bekim Azizi me shumicën e votave të delegatëve është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike e Vitisë.
Kuvendi i degës së PDK-së në Viti, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 57 anëtarë si dhe 12 delegatë për Kuvendin e përgjithshëm.
Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qendror të PDK-së për zgjedhje.
Në emër të degës së PDK-së në Viti, delegatët i përshëndeti Skenderbe Hebibi i cili përshkroi procesin zgjedhor, ku u mbajtën 31 kuvende nëndegësh me mbi 1200 pjesëmarrës të cilët zgjodhën 137 përfaqësues në kuvend.
Hebibi theksoi po ashtu se po rikonfirmohet platforma Dekada e Re, si vizion i së ardhmes të anëtarësisë së Degës dhe qytetarëve të kësaj komune.
Bekim Azizi shpalosi para delegatëve platformën e tij për kryetar të Degës së PDK-së në Viti.
Ai tha se platforma e rij bazohet në dy gjëra: në funksionalizimin e degës dhe angazhimin e njerëzve që i kemi nē degë.


