Të premten, më 5 prill 2019, bëhen 20 vite nga rënia e katër dëshmorëve të Smirës: Mirali e Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri. Me këtë rast shënohet edhe Dita e shkollës e cila mban emrin në nderim të tyre, “Dëshmorët e 5 Prillit”.
Dita përkujtimore dhe Dita e shkollës pëmbajnë këto aktivitete:
09:00-Homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve
10:00-Homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Viti. Nisja në mënyrë të organizuar nga Smira në orën 09:40.
10:40-Homazhe në qendër të fshatit, tek lapidari për dëshmorët.
11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës me fjalime dhe program artistik.
12:00-Koktej rasti


