Smirasit kanë nisur konsultimet për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës Smirë-Viti (nga varrezat e dëshmoërve në Viti). Për të qenë sa më të përgatitur për këtë, në Smirë mbrëmë është mbajtur një takim me përfaqësues të fshatit. Të pranishmit u njoftuan me ecurinë e zhvillimeve në këtë drejtim dhe me vet projektin. Projektuesi i planit, ing. Flamur Hajrullahu, njoftoi se ndërtimi i kësaj rruge, të gjatë 1340 metra, do të kushtojë 154.000 euro. “Ky projekt ekziston prej vitit 2003. Që nga atëherë e kemi dorëzuar në secilën qeveri lokale që ka ardhur, por vetëm sivjet është futur në…
Autor: Tefik Salihu
Më mirë një vezë sot, sesa një pulë në mot.
Kur njeriut i shtohet salltanati, i largohet burrëria.
Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën e zemra zgjedh të mirën.
Krenare Salihut, i shkonin lotët rrëke për faqe, të entjen, teksa po vendoste kurora lulesh, në vendin e rënies së xhaxhait të saj, Skender Salihu, 13 vite më parë. Bashkë me të ishte edhe halla e saj, e cila poashtu qante për të vëllain dëshmor, derisa mundohej ta qetësonte Krenaren. “Zoti kështu ka thënë. Zoti kështu ka thënë. Mos qaj, qetëohu. Ne jemi krenar për të”, i thoshte halla Dashurie, mbesës së vet, Krenares. Pëkujtimi për dëshmorët e luftës së fundit në Smirë filloi tek vendi i rënies së tyre, në Bjeshkallavë. Familjarë, bashkëvendës, pëfaqësues të strukturave komunale, të…
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s`ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë. (kushtuar dëshmorëve)
Të enjten më 5 prill 2012, në Smirë, do të shënohet 13-vjetori i rënies së dëshmorëve të 5 prillit 1999 si dhe do të kremtohet Dita e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”. Programi: 09:00-Homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve dhe tek përmendorja në qendër të Smirës. 10:00-Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Viti 11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës, me fjalë rasti dhe me program kulturo-artistik nga nxënës të shkollës dhe SHKA “Jonuz Ramadani”.
Ekipi “Kroni”, ka dalë fitues i turneut memorial në futboll, të organizuar në Smirë, me rastin e 13-vjetorit të rënies së dëshmorëve të 5 prillit 1999. Ekipi “Kroni”, në përbërje të këtyre lojtarëve: Admirim Sylejmani, Ermand Avdyli, Riad Sylejmani, Sadat Hamiti, Edon Shabani, Brendon Ibishi, Ahmet Sylejmani e Armend Ibrahimi arritën që në finale të mposhtin ekipin “Stubi”, pas ekzekutimit të penalltive. Loja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Në këtë turne morën pjesë 18 ekipe nga fshati Smirë. Sipas organziatorëve, ndeshja finale u ndoq nga rreth 300 shikues.
Të enjten më 5 prill 2012, në Smirë, do të shënohet 13-vjetori i rënies së dëshmorëve të 5 prillit 1999 si dhe do të kremtohet Dita e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”. Programi:09:00-Homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve dhe tek përmendorja në qendër të Smirës.10:00-Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Viti11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës, me fjalë rasti dhe me program kulturo-artistik nga nxënës të shkollës dhe SHKA “Jonuz Ramadani”.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
