
Ekipi “Kroni”, ka dalë fitues i turneut memorial në futboll, të organizuar në Smirë, me rastin e 13-vjetorit të rënies së dëshmorëve të 5 prillit 1999. Ekipi “Kroni”, në përbërje të këtyre lojtarëve: Admirim Sylejmani, Ermand Avdyli, Riad Sylejmani, Sadat Hamiti, Edon Shabani, Brendon Ibishi, Ahmet Sylejmani e Armend Ibrahimi
arritën që në finale të mposhtin ekipin “Stubi”, pas ekzekutimit të penalltive. Loja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Në këtë turne morën pjesë 18 ekipe nga fshati Smirë. Sipas organziatorëve, ndeshja finale u ndoq nga rreth 300 shikues.