Krenare Salihut, i shkonin lotët rrëke për faqe, të entjen, teksa po vendoste kurora lulesh, në vendin e rënies së xhaxhait të saj, Skender Salihu, 13 vite më parë. Bashkë me të ishte edhe halla e saj, e cila poashtu qante për të vëllain dëshmor, derisa mundohej ta qetësonte Krenaren. “Zoti kështu ka thënë. Zoti kështu ka thënë. Mos qaj, qetëohu. Ne jemi krenar për të”, i thoshte halla Dashurie, mbesës së vet, Krenares.
Pëkujtimi për dëshmorët e luftës së fundit në Smirë filloi tek vendi i rënies së tyre, në Bjeshkallavë. Familjarë, bashkëvendës, pëfaqësues të strukturave komunale, të shoqatave të dala nga lufta dhe të tjerë iu bënë nderime Mirali e Hebib Sejdiut, Skender Salihut dhe Ylvi Demirit, duke kujtuar sakrificën dhe veprën e tyre pë lirinnë e atdheut, si dhe ditën kur ata ranë. “Më datën 7 prill të viti 1999, në mëngjes më thirri Baca Bejtë dhe tha se nuk janë kthyer, meqenëse ishin kërkuar edhe më 5 dhe 6 prill, por kishim një shpresë sepse ishte një njësit i UÇK-së në Drenushë, mos kanë skuar atje. Unë i kërkova me Mustafën dhe Muharremin por nuk i gjetëm Pastaj shkova në Drenushë atje ka qenë një pjesë e fshatit, por as atje nuk ishin, u ktheva.
Pasi serbët ishin te shtëpia e Maliqve, erdha këtej dhe posa hyra këtu e pash Skenderin, pastaj kërkova por dy të tjerët nuk i gjeta. Pastaj u ktheva në fshat. I takova Bacin Hysni dhe Brahim Ademin. Shkuam te Baci Feriz, pastaj te Baci Bejtë dhe dolëm t`i kërkojmë. Baci Feriz e ka gjetur trupin e pajetë të Hebibit, kurse Muharremi të Miraliut.. Kjo ka qenë 13 vjet më parë. Ka qenë ditë e vështirë për ne”, tha Emrush Azizi. Sipas tij, Miraliu, Hebibi dhe Skenderi kanë qenë pjesë e njësitit të dytë të UÇK-së, i cili u themeula në tetor të vitit 1998.
Dita e dëshmorëve të vitit 1999, të fshatit Smirë, vazhdoi me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Viti. Familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës nga komuna e Vitisë, përfaqësues të strukturave komunale, të policisë dhe shumë qytetarë, nderuan gjakun e derdhur për liri.
Manifestimin qendror, që u mbajt në oborrin e shkollës, në emër të strukturave komunale e përshëndeti nënkryetari i komunës Avdyl Bajramii, kurse në emër të shoqatave të dala nga lufta, Fehmi Rexhepi.
Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, në fjalën e tij tha se pas lirisë jeta në fshat ka ndryshuar. “Fshati ynë është zhvilluar dhe ndërtuar mjaft. Janë bërë investime të ndryshme. Sot kemi bërë rrugë të mira, por do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve. Ne kemi bërë edhe planin zhvillimor 2012-2020, ku kemi caktuar prioritetet për këtë periudhë dhe shpresojmë se bashkë me ju do të realizohet si duhet”, ka thënë Bekim Azizi.
Po, sot u kremtua edhe Dita e shkollës fillore të fshatit e cila mban emrin “Dëshhmorët e 5 Prillit”. Drejtori i shkollës Naim Agushi tha se pikërisht falë luftës së dëshmroëve tanë ne jetojmë, punojmë dhe mësojmë të lirë.
“T`i arsimosh dhe edukosh gjeneratat e reja do të thotë të ngritësh një kala të qëndrueshme. Ky obligim u takoi personelit arsimor dhe këtë mision ata e bëjnë gjithmonë edhe pse kurdoherë ishin të rrezikuar dhe të përndjekur. Andaj popullit iu dasht të organizohej për të arritur qëllimin. Kështu dorën e fundit përpjekjeve për të hequr zgjedhën e huaj ia dha UÇK-ja, e cila me ndihmën edhe të NATO-s solli lirinë”, tha drejtori Agushi. Ai pastaj lexoi edhe një historik të shkollës shqipe në Smirë. Në emër të Drejtorisë së Arsimit foli edhe Shefik Sadiku.
Në manifestimin përkujtimor në 13-vjetorin e rënie së dëshmorëve Mirali e Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, si dhe për nder të Ditës së Shkollës u shfaq një program kulturo-artistik, i përgatitur nga nxënës të shkollës dhe SHKA “Jonuz Ramadani”.