Autor: Tefik Salihu

  Arsimtarët e Gjuhës Angleze, Afrim Salihu e Arif Zuka, mund t`ju shërbejnë si shembuj të mirë, jo vetëm kolegëve të tyre në Shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, por edhe të tjerëve, më larg. Ata, në baza vullnetare, kanë filluar mësimin shtesë për nxënësit e klasave të larta, në vend se të organizojnë kurse me pagesë për nxënësit e vet, siç bëjnë plot mësimdhënës në Kosovë. .    “Me arsimtarin Arif kemi biseduar dhe kemi vendosur që dy herë në javë të mbajmë mësim shtesë të Gjuhës Angleze. Në këtë lloj mësimi ta quaj alternativ, janë…

Read More

Shkruan: Nazif Laçi Pas përfundimit të luftërave ruso-osmane u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878. Sipas marrëveshjes: Bullgaria aneksoi tokat shqiptare në rrethin e Korçës, të Pogradecit, të Strugës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut dhe të Kumanovës. Serbia aneksoi viset veriore të Kosovës, deri afër Mitrovicës, Malit të Zi do t`i jepeshin Ulqini, Kraja, Anamali, Hoti, Gruda, Kelmendi, Plava, Gucia dhe Rugova.   Marrëveshjet ruso-osmane nuk u përkrahën nga Fuqitë e Mëdha e as nga sllavo-ortodokësit e Ballkanit, prandaj u organizua një Konferencë ndërkomëtare që ishte ‘’Kongresi i Berlinit’’, i cili i filloi punimet…

Read More

Është përjetësuar kujtimi për dëshmorët Xukë ZUka, Sahit Gorani dhe Bajram Ahmeti si dhe për martirët e Masakrës së Smirës më 1912. Në 100-vjetorin e rënies së tyre, smirasit përuruan përmendoret e ngritura për nder të tyre, në hyrje të fshatit dhe në Bjeshkallavë. Xuka, Sahiti e Bajrami kishin rënë në luftën e Ferizajt, kundër Ushtrisë serbe, kurse mbi 80 fshatarët ishin vrarë në Smirë, një ditë më vonë nga e njëjta ushtri. Familjarë, përfaqësues të institcioneve lokale e qendrore dhe personalitete tjera përkujtuan 100-vjetorin e këtyre ngjareve.   Kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, në përkujdesjen e të cilit u…

Read More

Këtë biletë udhëtimi të autobusit urban, dikush e ka sjellë nga Prishtina dhe e ka hudhë në Smirë. Por, dikush tjetër është kujdesur që ta largojë atë nga rruga dhe ta dërgojë aty ku e ka vendin. Të dielën, i madh e i vogël ishin ngritur në këmbë për të pastruar. Fshati “vlonte” nga pjesëmarrësit e aksionit që ishte vazhdim i atij që kishte nisur të dielën e kaluar. Nuk mjaftuan as 200 thasët që i kishte siguruar Komuna e Vitisë. Dhe Smira u bë “me ngjy kryp” në të. Askush nuk e mban në mend që fshati të ketë…

Read More

Në Smirë të komunës së Vitisë u gjetën  sot eshtra të banorëve të vrarë nga Ushtria Serbe në vitin 1912. Mbetje mortore u zbuluan gjatë punimeve për përgatitjen e lapidarit për nder të martirëve të kësaj masakre . Të vjetrit tregojnë se viktimat janë varrosur mbi fshat, në vendin ku janë vrarë, në vendin e quajtur Bjeshkallavë në jug-lindje,. “Baba im, më ka treguar se këtu janë të varrosur mbi 70 banorë. Siç e di unë, atë ditë në Smirë janë vrarë  mbi 80 veta, , por nuk ka shënime të sakta. Serbët i kanë mbledhë nëpër fshat kë e kanë…

Read More